Projekti Edukimi gjithëpërfshirës
Nëpërmjet mbështetjes së World Vision i cili do të ofrojë ekspertizë teknike për zbatimin e aktiviteteve të Planit Kombetar për Personat me Aftësi të Kufizuar 2016-2020 që zbatohen në nivel lokal përmes profesionistëve të arsimit, shëndetësisë dhe shërbimeve shoqërore me fokus te fëmijët me aftësi të kufizuar brenda dhe jashtë sistemit shkollor;
Krijimin e hapësirave të klasave burimore si shërbim mbështetës për femijët me aftësi të kufizuar brenda shkollave të sistemit para universitar;
Mbështetja me mini-grante së bashku me Bashkinë, ku World Vision lehtëson angazhimin e grupeve të Qeverive të Nxënësve, Bordeve të Shkollave, komunitetit të shkollës dhe biznesit lokal për të ideuar, zbatuar dhe monitoruar mini projekte brenda shkollave të sistemit parauniversitar që kontribojnë në përmirësimin e infrastrukturës fizike dhe kulturës gjithpërfshirëse për fëmijët me aftësi të kufizuar;
Angazhimi i grupeve të interesit në komunitet për t’u përfshirë në procesin e buxhetimit me pjesëmarrje me fokus në çështje të arsimit gjithëpërfshirës dhe mirëqënies së fëmijëve.
February 23, 2023