Projekti per korsite e bicikletave ne Plazh
Realizmi i korsive te bicikletave ne rrugen ekzistuese te Plazhit eshte nje projekt i cili behet per te permiresuar cilesine e transportit te qendrueshem, rritjen e mundesise per perzgjedhjen e transportit publik, si dhe rritjen e cilesise se jeteses nepermjet shtimit te hapesirave publike te nje cilesie bashkekohore.
Rikonceptimi i rruges se plazhit duke zvogeluar brenda standarteve ne fuqi dimenisonin e karrexhates (ne kete menyre ulet dhe shpejtesia e levizjes se makinave, duke qene se plazhi ka nje intensitet te larte te levizjes se kembesoreve) e kjo siperfaqe e hequr nga rruga i ka kaluar ne funksion vendosjes se korsise se bicikletave ne te dyja anet e rruges.
Ne keto projekt jane trajtuar ujrat e bardha,gjelberimi ,ndriçimi rrugor,sinjalistikat horizontale e vertikale dhe shtresat rrugore jane projektuar sipas standarteve Europiane.
Objektiva e qellime te ketij projekti jane:
• Promovimi i transportit urban te integruar
• Rikualifikimi i hapesires urbane ne nenkalime, rikompozimin i shesheve dhe riperdorimin i tyre. Aksesi dhe organizimi te kalimit te kembesoreve
• Administrimi me efektiv i territorit krijimi i spoteve te integruara ne hyrje te qytetit gjate gjithe rruges se plazhit e ne fund te saj ne nenkalimin e plepave
• Nxitja e qytetareve drejt nje të transporti i qëndrueshëm Kombinim i mire i menyrave te trasportit publik me ate te bicikletave.
• Mbrojtja e kembesoreve dhe prioriteti i levizjes se tyre,
Disa nga pritshmerite pas zbatimit te projektit, jane:
• Shtimi i linjave te transportit publik dhe rritja e sherbimit ndaj qytetareve
• Promovimi i levizjes se qendrueshme nepermjet vendosjes se korsise se bilickletave ne projekt
• Integrimi i përdorimit të transporteve te ndryshem
• Zevendesimi i infrastruktures ekzistuese elektrike teknologji me konsum te ulet energjie (led-ulje rreth 60% te konsumit te energjise nga llampat e perdorura gjeresisht sot ne zona te tjera te qytetit).
• Ndërtimin e infrastrukturës gjelbër
• Krijimi i mikroklimave ne nenkalime me kombinimin e zonave te hijezuara me ato te diellezuara
• Reduktim i mbeturinave te akumuluara ne zone si pasoje e keqperdorimit te hapesires, mungeses se organizimit e kaosit ne levizje midis kembesoreve e mjeteve.
• Prioritet i ketij projekti e impakt pas mbarimit te zbatimit eshte edhe terheqja e investimeve te reja e zhvillimit ekonomik ne zone.
February 23, 2023