Projekti SIMPLE
“Strengthening the Identity of Minority Peolple Leads to Equality” me akronim SIMPLE eshte nje nga projektet fituese te Bashkise Durres ne Programin IPA Adriatic Cross Border Cooperation 2007- 2013 , nen prioritetin Nr 1: “Bashkëpunimi Ekonomik, Sociale dhe Institucional”.
Projekti SIMPLE ka per qellim të arrije kohezionin social në vendet e Adriatikut, nëpërmjet forcimit të diversitetit te vlerave kulturore, në mënyrë që të përmirësojë cilësinë e jetës dhe atraktivitetin e Rajonit te Adriatikut. SIMPLE është një bashkëpunim inovativ institucional dhe ndërtues kapacitetesh që tregon sistemet e mundshme të qeverisjes vendore për adresimin e çështjeve të pakicave
SIMPLE prek të 5 çështje kryesore te përjashtimit te minoriteve:
- Aksesin ne sherbime
- Aksesin ne tregun e punës
- Aksesin ne arsim
- Aksesin ne informacion
- Mbrojtjen sociale e grave dhe ceshtjet e barazise gjinore
Rritja e ndjeshmërisë etno-kulturore
SIMPLE promovon multi kulturalizmin, respektin reciprok bazuar në njohjen e vlerave , diversitetit dhe forcimin e identitetit të pakicave si faktorë te zhvillimit socio-ekonomik.
Plani i përfshirjes ka 2 drejtime kryesore :
- përhapjen e modeleve dhe mjeteve të qeverisjes në vendet e Adriatikut (workshope dhe konferenca)
- Menyra inovative komunikimi, përmes Mediave tradicionale dhe web-siteve (Revista mujore online, transmetim lajmesh , dhenie cmimesh Gazetareve, fushata ne shkolla dhe media kombëtare).
- Krijimi i “Dites nderkulturore te vendeve te Adriatikut” do të jetë ngjarja simbolike per ti dhënë vizibilitet më të gjerë të diversitetit kulturor dhe jo-diskriminim vendeve te Adriatikut .
Observatori per Komunitetet Minoritare i themeluar ne Rajonin e Istria-s Kroaci do të sigurojë vendet e Adriatikut me monitorim efektiv mbi politikat e pakicave, si dhe do te jete nje mjet i rëndësishëm për promovimin pro aktiv institucional per ceshtjet e minoriteteve .
DG Enlargement e ka perzgjedhur projektin SIMPLE si “Best Case”
Link i Projektit:
February 23, 2023