Projekti Turgrate 2

Partneriteti Comune di MESAGNE Italy,Comune di Nardò Italy,Comune di Latiano Italy, Konsorciumi CETMA Italy, Dhoma e tregetise te Thesprotise Greece, Zyra e sherbimeve Turistike Albania,Bashkia Durres Albania,Njesia Bashkiake n°8 Tirane Albania,Agjensia Kombetare e Turizmit Montenegro – NTO Montenegro,Agjensia Lokale e Turizmit Bar Montenegro COTUP – Konsorciumi i Operatoreve Turistike Puglia Italy

Objektivi i pergjithshem i Projektit

Projekti TUR.GRATE2 eshte fokusuar ne rritjen e aftesive konkuruese , te destinacioneve turistike midis partnereve te projektit ne nivel Nderkufitar nepermjet ndarjes te nje sistemi te ri te integruar dhe ne perdorimin e qendrueshem te “ produktit turistik ” Lokal. Synohet qe sistemi te bazohet ne nje permiresim te cilesise te paketave turistike te destinuar ndaj tregut , dhe mbi te gjitha ne ruajtjen dhe zhvillimin e burimeve kulturore, natyrore dhe historike .

Paketat e Punes

Eksperte te fushes te turizmit dhe mjedisit, Lokal , Kombetare dhe Nderkombetare do te perfshihen ne :

  • rritje e kapaciteteve institucionale ne plotesimin e kritereve te Instrumentit para aderimit ne BE ( IPA 2007-2013) ne manaxhimin administrativ dhe financiar te Projekteve ne nivel Nderkufitar dhe Nderkombetar ,
  • Studim mbi produktin e ri Turistik bazuar ne “zhvillimin e qendrueshem ” dhe promovimi i Programit te evenimenteve Kulturore ne nivel Nderkufitar ,
  • Komunikim dhe Plan Marketingu ne web-side -in e perbashket te Projektit ( zbatimi i sistemit Booking online ) ,
  • Krijimi i nje data base te ri te aktoreve perfshires ne fushen e turizmit ,
  • Programi i zhvillimit te Produktit Turistik per Durresin ( program i hollesishem me analize SWOT , percaktimin e aksioneve per zgjidhjen e problematikes , ruajtjen dhe promovimin e vlerave te qytetit dhe zbulimin e burimeve produkteve dhe sherbimeve te reja Turistike ) ,
  • Analize mbi mundesine e nderhyrjeve te vogla ne restaurimin e monumente dhe pasuri kulturore arkeologjike ne qytet ,
  • prezenca dhe pjesemarrja e aktoreve perfshires ne turizmin kulturor ( arti figurativ, dance dhe musik dhe traditat etnografike te qytetit ) ne evenimente te zhvilluara ne shtetet partnere te Projektit .

Takime dhe Evenimente :

  • trajnime me operatore turistike ose media te turizmit ,
  • takime lokale me aktore te perfshire ne data base e turizmit , perfaqesues te produktit burimeve dhe sherbimeve turistike ne qytet. Perfshirja e tyre ne hartimin e ” Programit te zhvillimit te Produktit Turistik te qytetit te Durresit ” ,
  • prezantimi dhe promovimi i turizmit kulturor te qytetit ne nivel Nderkufitar ne shtetet partnere te Projektit ,
  • Pjesmarrje ne Panaire Nderkombetare .

Materiale Promovimi :

  • promovimi dhe komercializimi i produkteve turistike ne nje fushe te re marketingu ” road-show” , sipas organizimit rajonal,
  • materiale promovuese per panaire Kombetare dhe Nderkombetare ,
  • materiale promovuese ne agjensite turistike italiane ,
  • materiale promovuese ne dy takime organizuar me aktore lokale te fushes te turizmit ( objekt te Programit te ri te zhvillimit te produktit Turistik te qytetit te Durresit ) .

http://www.turgrate2.eu