APPRODI PLUS
Programi: Interreg ADRION 2014-2020
Organizata Përfituese: Bashkia Durrës
Titulli i projektit: Nga rrugët e lashta detare në destinacionet eko-turistike Plus/ From Ancient Maritime Routes to Eco-Touristic Destinations Plus
Kohëzgjatja: 01.01.2022 – 31.07.2022
Akronimi: APPRODI PLUS
Objektivi: Projekti APPRODI PLUS është një zgjerim dhe një vazhdimësi e projektit të mëparshëm APPRODI. Qëllimi i tij i përgjithshëm është të rrisë dhe zgjerojë ndikimin e rezultateve të APPRODI-t të mbyllur dhe t’i bëjë ato të njohura për publikun duke organizuar evente publike rajonale.
Buxheti: 19,900.00 Euro
Partneriteti i projektit:
– Universiteti i Teramos, Itali
– Universiteti ‘Ca’ Foscari’, Venecia, Itali
– Bashkia Durrës, Shqipëri
– Komiteti i Kërkimeve të Universitetit Jon, Korfuz, Greqi
– Qyteti i Dubrovnikut Agjencia për Zhvillim DURA, Dubrovnik, Kroaci
Rezultatet kryesore të projektit
1. Organizimi online i 3 sesioneve trajnuese nga secili prej vendeve partnere të projektit: Moduli 1 ‘Historiku i qytetit’; Moduli 2 ‘Prezantimi i kërkimeve arkeologjike nënujore’ dhe Moduli ‘Turizmi i qëndrueshëm, duke marrë parasysh dhe masat anti-COVID – 19’. Kështu, APPRODI PLUS synon të përditësojë dhe përmirësojë kurset e trajnimit të realizuara tashmë gjatë Projektit APPRODI, duke përditësuar përmbajtjen e tyre, veçanërisht në lidhje me skenarët e ri të lindur nga përvoja e pandemisë apo instrumentet e reja financiare të parashikuara nga Komisioni i BE-së (dhe autoritetet kombëtare).
2. Organizimi i eventeve publike rajonale për secilin prej partnerëve të projektit. Në këtë kuadër, në datën 10 qershor 2022, Bashkia Durrës ka organizuar eventin Rajonal në dy zonat pilote me potencial arkeologjik: Zona Currila/Batlla dhe Zona e Kepit të Rodonit, ku u prezantuan rezultatet e kërkimeve arkeologjike nënujore të kryera nga ekspertiza e jashtme gjatë fazës së zbatimit të projektit APPRODI, me qëllim promovimin e porteve antike në zonën e ADRION-it. Në këtë aktivitet rajonal morën pjesë përfaqësues të Bashkisë së Durrësit, përfaqësues të autoriteteve rajonale (Qendra Muzeale Durrës, Këshilli i Qarkut Durrës, Autoriteti Portual), ekspertë të arkeologjisë, akademikë, përfaqësues të Organizmave të Shoqërisë Civile si edhe përfaqësues nga grupet e tjera të interesit.
3. Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit (MoU) nga qytetet dhe Autoritet Portuale të secilit prej vendeve partnere në projekt, për të krijuar Rrjetin e Qyteteve të Porteve Antike të zonës së Adrionit me qëllim promovimin e rezultateve të projektit APPRODI dhe APPRODI PLUS.
4. Pjesëmarrja në Eventin përmbyllës të Projektit në Dubrovnik në 23 qershor: Mësimet e nxjerra nga pandemia dhe zgjidhjet konkrete për situatën post-Covid 19, prezantimi i parimeve të rrjetit të qyteteve të zonës së ADRION-it të përfaqësuara nga anëtarët nënshkrues të Memorandumit të Mirëkuptimit; fokus në problemet dhe perspektivat në nivel rajonal.Për më shumë informacion rreth projektit, ju lutem vizitonin faqen zyrtare të internetit të projektit APPRODI PLUS në linkun në vijim: https://approdi.adrioninterreg.eu/
February 24, 2023