Mbledhje jashtë rradhe e këshillit bashkiak Durrës, ja vendimet e miratuara
Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar një mbledhje jashtë rradhe. Në këtë mbledhje ku merrte pjesë kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako janë miratuar disa vendime të rëndësishme:
Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit në njësinë administrative nr.4, rruga “Aleksandër Goga” pallati nr.120, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit në njësinë administrative nr.4, rruga “Aleksandër Goga” pallati nr.130, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
Për miratimin e disa shtesave në aneksin 1 bashkëlidhur vendimit të këshillit bashkiak nr. 118, datë 27.10.2022, përsa i përket listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit në njësinë administrative nr. 5, rruga “David Selenica”, pallati nr. 18, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
Për miratimin e listës së tetë paraprake të 14 familjeve, që kanë humbur shtëpitë individuale si pasojë e shembjes nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, të cilët do të përfitojnë nga programi i zhvillimit të zonave të reja.
Për miratimin e listës së pesëmbëdhjetë të 2 subjekteve përfituese, të cilët do të përfitojnë masën e grantit të rindërtimit të banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, sipas projektit model.
Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit në njësinë administrative nr.4, rruga “doktor Spiro Treska”, pallati nr.19, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit në njësinë administrative nr.3, rruga “Teodor Rupi”, pallati nr.32, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
Për miratimin e një shtese në aneksin 1 bashkëlidhur vendimit të këshillit bashkiak nr. 30, datë 26.03.2021, përsa i përket listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit në njësinë administrative nr.2, pallatin nr.1032, rruga “Aleks Komneni”, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
Për miratimin e listës së 14 familjeve përfituese të subvencionimit të qirasë, të mbetura të pastreha, si pasojë e shembjes së banesave të tyre, shkaktuar nga prishja e detyruar, sipas ekspertizave të thelluara, hartuar nga Instituti i Ndërtimit Tiranë.
Për miratimin e ndryshimit të vkb-së nr. 67, datë 14.07.2020, përsa i përket ndryshimit të listave emërore të familjeve nga programi i rindërtimit në njësinë administrative Manëz.
Për miratimin e ndryshimit të vkb nr. 115, datë 30.09.2021 përsa i përket ndryshimit të listave emërore të familjeve përfituese të grantit për rikonstruksionin ose riparimin e banesave të dëmtuara si pasojë e dëmeve shkaktuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019, për shkak të ndryshimit të kategorisë së dëmit të shkaktuar.
March 17, 2023