Bashkia Durrës në kuadër të proçesit te rindertimit kërkon të realizojë rindertimit e dy objekteve arsimore ne qytetin e Durrësit.
Përmes ketij njoftimi i bëjmë thirrje studiove të projektimit dhe ekspertëve të fushës për të shprehur interesin e tyre mbi hartimin e projekteve me titull:
1. Ndërtim i ri, gjimanzi Manëz, njësia administrative Manëz.
2. Ndërtim i ri shkolla 9-vjeçare Vadardhë, njësia administrative Sukth.
Përsa i përket projekteve të mësipërme kemi të bëjmë me dy godina arsimore të cilat i shërbejnë nxënësve të dy njësive administrative, përkatësisht Manëz dhe Sukthit.
Subjektet e interesuara mund të sjellin shprehjen e tyre të interesit brenda datës 10.04.2023
Shërbimi i kërkuar nga ana jonë do të jetë pa shpërblim financiar, duke e vlerësuar si kontribut për qytetin tonë.
April 3, 2023