Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako ka marrë pjesë në konferencën e kryetarëve të bashkive “Act Now 2023” zhvilluar në Komitetin Evropian për Rajonet në Bruksel në kuadër të European Capital of Democracy Network. Bashkia e Durrësit është anëtare e këtij rrjeti që nga korriku i këtij viti. Kryebashkiakja Sako mori pjesë në sesionin me temë “Nxitja e zhvillimit: Fuqia e Autonomisë Lokale”. Në panel ajo ishte së bashku me Kelmend Zajazi, Drejtori Ekzekutiv i NALAS (Rrjeti i Shoqatave të Autoriteteve Lokale të Evropës Juglindore) nën moderimin e Thomas Prorok, Drejtor Menaxhues i KDZ (Qendra për Kërkime në Administratën Publike). Në diskutimin e saj kryebashkiakja Sako prezantoi përpara pjesëmarrësve vlerat e jashtëzakonshme të Durrësit, sfidat e zhvillimit të qytetit tonë si dhe projektet madhore që po e transformojnë atë. Më pas ajo u ndal në çështjet që kanë të bëjnë me decentralizimin dhe autonominë vendore, fuqizimin e kësaj autonomie pas reformës administrative territoriale si dhe objektivat që ka bashkia e Durrësit në vijim, në funksion të shërbimit sa më të shpejtë e cilësor ndaj qytetarëve. Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako shprehu gjithashtu gatishmërinë për bashkëpunime të ngushta me qytete të ndryshme të Evropës në shumë fusha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these <abbr title="HyperText Markup Language">HTML</abbr> tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

*