Kryebashkiakja Emiriana Sako ka ndjekur nga afër punimet për rikonstruksionin tërësor të shkollës së mesme të bashkuar dhe kopshtit me të njëjtin emër “Besnik Hidri” në njësinë administrative Rrashbull.
Rikonstruskioni i kësaj godine arsimore me 24 klasa dhe 3 laboratorë është në prag të përfundimit dhe është një investim me fondet e bashkisë së Durrësit. Pas pak ditësh kjo shkollë do të hapë dyert për 460 nxënës dhe 40 fëmijë të cilët do të zhvillojnë procesin mësimor në kushte bashkëkohore.
January 19, 2024