Kryeministri Edi Rama, kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, si dhe pjesëtarët e tjerë të delegacionit shqiptar marrin pjesë në panairin e madh global të turizmit “FITUR Madrid” në Spanjë. Në këtë panair delegacioni shqiptar prezanton Shqipërinë turistike, trashëgiminë e pasur dhe vlerat tona kombëtare. Në këtë event mjaft të rëndësishëm ndërkombëtar kryebashkiakja Sako ka prezantuar gjithashtu qytetin e Durrësit, resurset turistike, bregdetin e mrekullueshëm, trashëgiminë e pasur historike kulturore të qytetit tonë si edhe projektet e mëdha që po zhvillohen e që po e kthejnë Durrësin në një qytet turistik evropian. Me një agjendë të nivelit të lartë dhe shumë takime me turoperatorë e përfaqësues të sektorit të turizmit në stendën e Shqipërisë në këtë panair ndërkombëtar u prezantua diversiteti i pasur turistik, një oaz i parajsave të vogla, lokale e mikpritjeje shpirtërore që qëndron me krenari përballë turizmit global, e gjitha për t’u zbuluar.
January 24, 2024