Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako ka marrë pjesë në Samitin e Tiranës ku ishin të pranishëm kryebashkiakët e rrjetit të B40 Balkan Cities Network. Tema e Samitit për këtë vit, ku Tirana ka marrë presidencën, është “Ndërtimi i qëndrueshmërisë urbane dhe reagimi ndaj krizave”. Gjatë punimeve të Samitit kryebashkiakja Sako zhvilloi takime me Sekretarin e Përgjithshëm të rrjetit Eurocities André Sobczak dhe Sekretaren e Përgjithshme të Asocacionit Evropian për Demokracinë vendore, Antonella Valmorbida ku bashkëbiseduan lidhur me forcimin e bashkëpunimit në të ardhmen.
February 5, 2024