Bashkia Durrës përmes këtij njoftimi i bëjmë thirrje studiove të projektimit dhe ekspertëve të fushës për të shprehur interesin e tyre mbi hartimin koncept-ide me titull “Studim projektimi I rehabilitimit të shëtitores Taulantia, segmenti nga Pista tek sheshi Sfinksi”.
Subjektet e interesuara mund të sjellin shprehjen e tyre të interesit brenda datës 22.02.2024.

Shërbimi i kërkuar nga ana jonë do të jetë pa shpërblim financiar, duke e vlerësuar si kontribut për qytetin tonë.