Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako ka prezantuar Durrësin dhe ofertën e tij turistike në një ndër panairet më të mëdhenj botërorë të turizmit, ITB BERLIN. Kryebashkiakja Sako është pjesëtare e delagacionit shqiptar të kryesuar nga Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, që ndodhet në Gjermani ku u prezantua Shqipëria turistike. Në këtë event mjaft të rëndësishëm ndërkombëtar kryebashkiakja Sako ka prezantuar qytetin e Durrësit, vlerat e rralla, bregdetin e jashtëzakonshëm, natyrën e mrekullueshme, trashëgiminë unike kulturore historike, cilësinë e lartë të subjekteve akomoduese ku tashmë bëjnë pjesë edhe brande ndërkombëtare të mirënjohura botërisht, si edhe projektet e mëdha që po zhvillohen e që po e kthejnë Durrësin në një qytet turistik evropian. Durrësi është një qytet ku historia takohet me detin, duke ofruar një eksperiencë unike të trashëgimisë antike dhe vitalitetit modern.
March 6, 2024