Kryetarja e bashkisë së Durrësit dhe delegacioni që e shoqëron atë kanë zhvilluar një takimi me Rektorin e Universitetit te Zadarit Prof.Ph.D. Josip Faričić dhe zv/rektorin Prof.Ph.D. Marko Lukić. Në këtë takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit për diploma të përbashkëta Bachelor dhe Master. Po kështu, u bisedua në lidhje me shkëmbimin e stafeve akademike dhe të studentëve në kuadër të programit Erasmus plus, për organizimin e konferencave shkencore të përbashkëta në çështje me interes për të dy palët si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta kërkimore shkencore. Kryebashkiakja Sako ftoi drejtuesit e Universitetit të Zadarit për një vizitë në Durrës ku do të zhvillojnë një takim edhe me drejtuesit e Universitetit të Durrësit “Aleksandër Moisiu”.