Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako se bashku me kryetarin e bashkisë së Zadarit, Branko Dukić, ambasadorin e Shqipërisë në Kroaci, Riza Poda, deputeten me origjinë shqiptare në parlamentin kroat, Ermina Lekaj Prljaskaj dhe konsullin e nderit të Shqipërisë në Zadar, Anton Dedaj zhvilloi një vizitë në portin e këtij qyteti. Me drejtuesit e Autoritetit Portual të Gazenicës si dhe përfaqësuesit e tjerë të palës kroate kryebashkiakja Sako bisedoi për mundësite e shkëmbimit të eksperiencave midis qyteteve tona. Gjithashtu u diskutua edhe për mundësinë e krijimit të linjës së tragetit Durrës – Zadar. Delegacioni i bashkisë së Durrësit u njoh edhe me investimin aktual që po kryhej në këtë port ku po ndërtohej terminali i ri i kroçerave.