Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako ka pritur në një takim ambasadorin e Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov. Kryebashkiakja Sako e njohu fillimisht ambasadorin me historinë e qytetit dhe resurset që ofron Durrësi sidomos në sektorin ekonomik dhe atë të turizmit duke qenë edhe destinacioni më i madh turistik i vendit. Në këtë takim u vu theksi gjithashtu rreth forcimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme si atë ekonomike, tregtare apo kulturore si dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta në të ardhmen.