KËRKO

Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako takohet me nënkryetarin e bashkisë së Xhenovës, Pietro Piciocchi, nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit midis dy qyteteve

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako ka pritur në një takim nënkryetarin e Bashkisë së Xhenovës, Pietro Piciocchi, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në qytetin tonë në kuadër të Ditës së Evropës. Në këtë takim u diskutua lidhur me forcimin e bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët, me qëllim rritjen e mirëqenies sociale të komuniteteve lokale. Më pas kryebashkiakja Sako dhe nënkryetari i bashkisë së Xhenovës, Piciocchi, nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit midis qytetit të Durrësit dhe të Xhenovës e cila synon të konsolidojë miqësinë ndërmjet dy qyteteve nëpërmjet nxitjes së shkëmbimeve dhe bashkëpunimeve në fushën e marrëdhënieve institucionale, ekonomisë së detit dhe territoreve bregdetare, turizmit, tregtisë, investimeve, vlerësimit të mjedisit, arsimit, administratës publike dhe kulturës.