Këshilli Bashkiak i Durrësit ka zhvilluar mbledhjen e rradhës. Në këtë mbledhje ku ka marrë pjesë kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako u miratuan të gjitha vendimet e rendit të ditës:

 

Për miratimin e mandatit të anëtares së këshillit bashkiak znj. Periana Piro Kotri.

Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri 6% dhe fondi i të ardhurave të bashkisë Durrës, për muajin maj 2024.

Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i rindërtimit në njësitë administrative nr. 2, Katund i Ri, Sukth, Manëz dhe Ishëm bashkia Durrës, që do të përfitojnë nga programi i procesit të rindërtimit për banesat individuale të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.

Për miratimin e ndihmës financiare me vlerë 5’829’106 lekë, për familjet që kanë pësuar dëme si pasojë e rënies së zjarrit në banesat e tyre.

Për miratimin e listës së njëmbëdhjetë paraprake të 31 familjeve, që kanë humbur shtëpitë individuale si pasojë e shembjes nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, të cilët do të përfitojnë nga programi i zhvillimit të zonave të reja.

Për miratimin e ndryshimit të aneksit 1, bashkëlidhur vendimit të këshillit bashkiak nr. 65, datë 17.03.2023 “për miratimin e listës së tetë paraprake të 14 familjeve, që kanë humbur shtëpitë individuale si pasojë e shembjes nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, të cilët do të përfitojnë nga programi i zhvillimit të zonave të reja”.

Për miratimin e një shtese në aneksin 1, bashkëlidhur vendimit të këshillit bashkiak nr. 189, datë 22.12.2023 “për miratimin e listës së përfituesve nga programi i procesit të rindërtimit në njësinë administrative nr.4, rruga “Vreshtave” pallati nr.8, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”, i ndryshuar.

Për miratimin e disa ndryshimeve në vendimin e këshillit bashkiak nr. 61, datë 28.02.2023 përsa i përket znj. Sabrije Kotobelli, z. Murat Kotobelli, znj. Vitrije Kotobelli, z.Gezim Kotobelli, z. Kreshnik Kotobelli, z. Xhevahir Kotobelli, znj. Naile Kotobelli dhe znj. Alessia Kotobelli si dhe përsa i përket z. Sybi Nanushi, znj. Afërdita Nanushi, z. Ilirjan Nanushi dhe z. Edvaldo Nanushi.

Për miratimin e përdorimit të fondeve të rindërtimit për vitin 2024 akorduar në formën e transfertës së pakushtëzuar për financimin e riforcimit të njësive të banimit në ndërtesa pallat dhe njësi individuale, dhe rindërtimin e banesave individuale, Durrës.

Për miratimin në parim të vlerës financiare të shpronësimit prej 242611.2 (dyqind e dyzetë e dy mijë e gjashtëqind e njëmbëdhjetë, pikë dy) lekë, për pasuritë pronë private, sipas tabelës së hartuar nga grupi i punës, i ngarkuar për kryerjen e vlerësimit paraprak, dhe është pjesë e këtij vendimi, që preken nga investimi publik me objekt: “ndërtimi i shkollës 9-vjeçare, Vadardhë”, njësia administrative Sukth.

Për miratimin e kërkesës për transferimin në pronësi të bashkisë Durrës, për njësinë administrative Sukth, të pasurive me nr. 55/12, 55/96; 55/15 dhe 55/17, e llojit truall, me sipërfaqe të përgjithshme 150.5 m2 , me vendodhje në zonën kadastrale 3690, Vadardhë.

Për përcaktimin e zonave të administrimit të parkimit dhe tarifave të shërbimit të parkimit me pagesë në rrugë dhe sheshe në territorin e bashkisë Durrës.

Për miratimin e ndryshimit të pasqyrës nr.4, “plani i shpenzimeve kapitale nga burimet e veta për vitet 2024- 2026”, miratuar me vendimin e këshillit bashkiak nr. 195, datë 22.12.2023, “për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2024 – 2026 dhe detajimin e buxhetit të bashkisë Durrës për vitin 2024”.

për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri 6% dhe fondi i të ardhurave të bashkisë Durrës, për muajin qershor 2024.

Për një shtesë në vendimin e këshillit bashkiak nr.3, datë 6.02.2024 “për miratimin e hartës së përgjithshme të plazheve të lejuara ku do të ushtrohet veprimtaria si stacion plazhi, plazhet publike për vitin 2024 si dhe plotësimin e saj me elementët e nevojshëm lidhur me standartet e kërkuara nga aktet ligjore në fuqi”, i ndryshuar.

Për dhënien e autorizimit kryetarit të bashkisë Durrës, znj.Emiriana Sako, për të përfaqësuar bashkinë Durrës në seancën plenare publike, që do të zhvillohet në gjykatën kushtetuese, lidhur me projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrës”.