“Taverna e Adriatikut” promovon vlerat dhe potencialet gastronomike të produkteve tipike të fshatrave turistikë të qytetit të Durrësit.

Në këtë panair do të ekspozohen produkte dhe shërbime tipike të zonës si:prodhimet e detit, nënproduktet e qumështit, frutat dhe perime të freskëta,verëra, raki, lule dhe bimë kurative, vaji i ullirit, mjaltë etj, me qëllim rivitalizimin e fshatrave turistikë si dhe krijimin e një destinacioni dhe atraksioni agroturistik i cili i ofrohet turistëve të apasionuar pas gastronimisë.

Pjesëmarrja në këtë Panair mbështetet nga Bashkia Durrës.

Për të siguruar pjesëmarrjen, konfirmoni në adresën e e-mailit: info@durres.gov.al