Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP në Shqipëri, Monica Merino, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, mësues e nxënës, kanë marrë pjesë në përurimin e shkollës “14 Nëntori”. Të pranishmit kanë vizituar ambientet e reja të kësaj shkolle tërësisht e rikonstruktuar me financimin e BE nëpërmjet programit EU4Schools zbatuar nga UNDP. Kjo shkollë ka 32 klasa, disa laboratorë, palestër të re, dhomën e shërbimeve mjekësore e psikologjike si dhe fushë sportive të jashtme. 700 nxënës të kësaj shkolle dhe 50 fëmijë të kopshtit me të njëjtin emër tashmë kryejnë procesin mësimor në ambiente komode dhe me standarte evropiane.
September 23, 2024