Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar një mbledhje jashtë rradhe. Në këtë mbledhje ku merrte pjesë kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako, u miratuan këto vendime:
Për miratimin e detajimit të fondeve të alokuara nga buxheti i shtetit për efekt të rritjes së pagave të punonjësve mësimorë dhe të punonjësve të tjerë jomësimorë në institucionet arsimore dhe në institucionet plotësuese të sistemit arsimor parauniversitar, si dhe të punonjësve të shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin.
Për miratimin e marrëveshjes së bashkëpunimit midis ASHK-së dhe bashkisë Durrës për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë dhe të trajtimit me prioritet të procedurave administrative të papërfunduara për legalizimin e ndërtimeve pa leje në zonat me prioritet zhvillimi urban dhe zonat informale të banimit në bashkinë Durrës.
September 24, 2024