Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar mbledhjen e rradhës. Në këtë mbledhje ku merrte pjesë kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako u miratuan këto vendime:
Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri 6% dhe fondi i të ardhurave të bashkisë Durrës, për muajin shtator 2024.
Për miratimin e detajimit të fondeve të alokuara nga buxheti i shtetit per efekt te rritjes se pagave.
Për miratimin e nivelit të pagave të punonjësve të aparatit të bashkisë së Durrësit.
Për miratimin e nivelit të pagave të punonjësve të njësive administrative të bashkisë së Durrësit.
Për miratimin e nivelit të pagave për punonjësit e institucioneve në varësi të bashkisë Durrës.
Për miratimin e nivelit të pagave të punonjësve të policisë bashkiake, Durrës.
Për miratimin e disa ndryshimeve në vendimin e këshillit bashkiak nr. 195, datë 22.12.2023, “mbi miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2024-2026 dhe detajimin e buxhetit të bashkisë Durrës për vitin 2024”.
Për miratimin e përdorimit të fondit prej prej 6 064 000 lekë, të alokuara nga bashkia Durrës në zbatim të vkb-së nr.90, datë 24.09.2024 “për miratimin e marrëveshjes së bashkëpunimit midis ASHK-së dhe bashkisë Durrës për përfundimin e procesve kalimtare të pronësisë dhe të trajtimit me prioritet të procedurave administrative të papërfunduara për legalizimin e ndërtimeve pa leje në zonat me prioritet zhvillimi urban dhe zonat informale të banimit në bashkinë Durrës”.
Për miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në pikën 1, të vkb së nr.575, datë 20.12.2018 të ndryshuar, për sa i përket vendndodhjeve të reja të vendqëndrimeve taksi (4+1) dhe (8+1) në qytetin e Durrësit.
Për miratimin e një shtese në vendimin e këshillit bashkiak nr. 73, datë 29.07.2024 përsa i përket znj.Edlira Çopa.
Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllokndihmën ekonomike deri 6% dhe fondi i të ardhurave të bashkisë Durrës, për muajin tetor 2024.
Për miratimin e procedurës dhe formulës së shpërndarjes së subvencionimit për operatorët e shërbimit të transportit publik qytetas në qytetin e Durrësit.
Për disa ndryshime dhe shtesa në vkb nr.123, datë 13.07.2023 “për miratimin e komisioneve të përhershëm të këshillit bashkiak dhe përbërjen e tyre”.
Për miratimin e projektdokumentit të parë të programit buxhetor afatmesëm 2025-2027 të bashkisë Durrës.
October 28, 2024