Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar mbledhjen e rradhës. Në këtë mbledhje ku merrte pjesë kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako u miratuan këto vendime:
Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri 6% dhe fondi i të ardhurave të bashkisë Durrës, për muajin nëntor 2024.
Për dhënien e miratimit kryetarit të bashkisë për nënshkrimin e konventës së kryetarëve të bashkive – Evropë për klimën dhe energjinë.
Për miratimin e ndihmës financiare me vlerë 4,133,471 lekë, për familjet, që kanë pësuar dëme si pasojë e rënies së zjarrit në banesat e tyre.
Për miratimin e listës emërore të familjeve përfituese të programit të kredisë së lehtësuar për strehim me 3% interes.
Për miratimin e listës shtesë emërore të familjeve që përmbushin kriteret ligjore për përfitimin e bonusit të strehimit që do të akordohet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në favor të bashkisë Durrës për subvencionimin e qirasë për vitin 2024.
Për miratimin e vlerës paraprake të pasurive të paluajtshme, që preken nga investimi që do të realizohet në zbatim të marrëveshjes nr. 7773/1 prot., datë 02.10.2023, lidhur ndërmjet AADF, Ministrisë së Kulturës dhe bashkisë Durrës.
Për miratimin e programit të punës së këshillit të bashkisë Durrës për periudhën janar – dhjetor 2025.
December 16, 2024
Shikoni më shumë