Bashkia Durrës ka shpallur konsultimin publik për Planin Social 2025-2028 të Bashkisë, duke ftuar qytetarët, shoqërinë civile, përfaqësues të biznesit, medias dhe grupet e margjinalizuara, etj., të kontribuojnë me sugjerime dhe rekomandime. Konsultimi do të zhvillohet online nga data 25 Korrik deri më 20 Gusht 2025, me qëllim përfshirjen aktive të komunitetit në hartimin e planit. Të gjitha komentet do të shqyrtohen nga Këshilli Bashkiak, i cili do të ndërmarrë hapat për përfshirjen e tyre në dokumentin përfundimtar, duke garantuar transparencë, pjesëmarrje dhe përputhshmëri me nevojat reale të qytetarëve.

1.1. Relacion plani social 2025-2028 i BD

1.2 P.v Plani Social 2025-2028 i BD

1.3. Njoftim per konsultim Plani Vendor Social 2025-2028 Durres