Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar mbledhjen e rradhës. Në këtë mbledhje ku mori pjesë kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, u miratuan të gjitha vendimet e rendit të ditës. Po kështu këshilltarët paraqitën edhe çështje e problematika të ndryshme të komunitetit. Ja vendimet e miratuara:
-Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri 6% dhe fondi i të ardhurave të bashkisë Durrës, për muajin prill 2026.
-Për miratimin e përdorimit të fondit prej 4.010.444 (katër milionë e dhjetë mijë e katërqind e dyzet e katër) lekë të parafinancuara nga projekti Sustainable Mobility Upgrade – Sumo 2.0, programi Interreg IPA South Adriatic (2021-2027).
-Për miratimin e emërtimit të rrugës “Artur Bujari” me vendndodhje: njësia administrative Rrashbull, bashkia Durrës.
-Për miratimin e raportit mbi monitorimin e zbatimit të buxhetit të bashkisë Durrës për vitin 2025.
-Për miratimin e tavaneve përgatitore të Programit Buxhetor Afatmesëm Vendor 2027-2029 të bashkisë Durrës.
-Për miratimin e ngritjes dhe funksionimit të “Qendrës për Shërbime Mbështetëse për Fëmijën dhe Familjen” me mbështetjen nga programi i fondit social të buxhetit të shtetit për vitet 2026-2028 dhe buxheti i bashkisë Durrës.
-Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri 6% dhe fondi i të ardhurave të bashkisë Durrës, për muajin maj 2026.
-Për miratimin e ndihmës financiare me vlerë 2,845,208 lekë, për familjet që kanë pësuar dëme si pasojë e rënies së zjarrit në banesat e tyre”.
-Për miratimin e planit të masave për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve në pyje dhe kullota të bashkisë Durrës për vitin 2026.
-Për miratimin për dhënien e autorizimit për nënshkrimin e aktmarrëveshjes së financimit ndërmjet sipërmarrësit “Dule” shpk dhe përfituesit bashkia Durrës, për rikonstruksionin e qendrës shëndetësore Porto Romano, njësia nr.4, bashkia Durrës.
-Për miratimin e përdorimit të fondeve të trashëguara nga viti 2025.
-Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i procesit të rindërtimit në objektet:
1. Pallati nr. 7, rruga “Bashkimi”, Njësia Administrative Manëz
2. Pallati nr. 5, rruga “Bashkimi”, Njësia Administrative Manëz
3. Pallati nr. 32, rruga “Teodor Rupi”, Njësia Administrative nr. 3
4. Pallati nr. 15, rruga “5 Prilli”, Njësia Administrative Ishëm
5. Pallati nr. 8, rruga “Stefan Dhima”, Njësia Administrative nr. 3
6. Pallati nr. 25/1, rruga “Hysen Myshketa”, Njësia Administrative nr. 3
7. Pallati nr. 32, rruga “Hysen Kertusha”, Njësia Administrative nr. 3
8. Pallati nr. 53, rruga “Kristo Sotiri”, Njësia Administrative nr. 4
9. Pallati nr. 122, rruga “Aleksandër Goga”, Njësia Administrative nr. 4
10. Pallati nr. 18, rruga “David Selenica”, Njësia Administrative nr. 5
11. Pallati nr. 10, rruga “Shefki Elezi”, Njësia Administrative Sukth
12. Pallati nr. 121, rruga “Vadardhë Kullë”, Njësia Administrative Sukth
13. Pallati nr. 6, rruga “Ahmet Ademi”, Njësia Administrative Sukth
14. Pallati nr. 98, rruga “Hamallaj”, Njësia Administrative Sukth
15. Shtëpi individuale, Njësia Administrative nr. 1
16. Shtëpi individuale, Njësia Administrative nr. 2
17. Kabinat e plazhit të ndodhura në lagjen nr. 13, rruga “Abdullah Tabaku”, Njësia Administrative nr. 5
18. Shtëpi individuale, Njësia Administrative Manëz
19. Shtëpi individuale, Njësia Administrative Katund i Ri
20. Shtëpi individuale, Njësia Administrative Sukth
-Për miratimin e hartës së vendqëndrimeve të mjeteve lundruese dhe korridoreve të lëvizjes së tyre në territorin e bashkisë Durrës