Thirrje për Propozime që adresojnë nevojat energjitike në Portin e Durrësit

 Hapet Kërkesa për Thirrjen për Propozime që adresojnë nevojat energjitike në Portin e Durrësit.

Data e shpalljes  14 Janar 2018 

Data e mbylljes   15 Shkurt 2019

 

 Projekti PoWER hyn në një fazë të re bashkëveprimi me ndërmarrjet, bizneset e vogla dhe të mesme, profesionistët dhe hulumtuesit shkencorë të zonës së Adriatikut dhe Jonit. Titulli PoWER qëndron për ‘Portet si Faktorë Stimulues Kryesorë në Fushën e Sipërmarrjes’, i cili është një projekt i financuar nga BE, me synimin për të mbështetur evoluimin e porteve në Qendra Inovacioni në të 6 portet pilot. Porti i Durrës është porti pilot i zgjedhur nga projekti për Shqipërinë. Objektivi kryesor i PoWER është të mbështesë portet pilot që të shërbejnë si ndërlidhës midis rajoneve dhe të shfrytëzohen potencialet e tyre të papërdorura në fushën e sipërmarrjes. Gjatë fazës së parë të projektit, ekspertët kanë mbledhur dhe analizuar të dhëna lidhur me konsumin dhe efiçencën energjitike dhe kanë hartuar një Listë Nevojash të Porteve Pilot. Një Listë Nevojash energjitike është hartuar edhe për Portin e Durrësit.

Kërkesa për Thirrjen për Propozime është hapur sot në nivel projekti në të gjitha shtetet ku aplikohet PoWER, dhe synon në identifikimin e zgjidhjeve të reja dhe patentave (produkte, shërbime, modele biznesi apo teknologji) për të adresuar nevojat në fushën e energjisë të identifikuara në portet pilot dhe në Portin e Durrësit.

 

 

 

Afati për të dërguar aplikime është 15 Shkurt. Për më shumë informacion lidhur me Kërkesën për Thirrjen për Propozime, ju lutem vizitoni  http://www.powerports.eu/call-for-solutions

Në rast se ju nevojitet asistencë për procedurën e aplikimit ju lutem kontaktoni: padula@itc.cnr.it

Specifikime/ Tema : Energjia

  • Tipi i Thirrjes:

ADRION

IPA


  • Website

http://www.powerports.eu/

 
  • Zona e përfshirjes

*Shqipëri                                        *Itali

*Serbi                                                *SEE                             

*Bosnje Herzegovinë                    *Kroaci 

  • Fusha shkencore/ Fokusi Tematik

Inxhinieri dhe Teknologji