Edhe në muajin korrik vazhdojnë shfaqjet e filmave italianë në teatrin e Durrësit A.Moisiu. Me mbështetjen e Bashkisë së Durrësit cdo të mërkurë në teatrin A.Moisiu të Durrësit në përputhje me të gjitha kushtet bashkëkohore do të vazhdojnë të shfaqen produksionet kinematografike që do të vazhdojnë deri në muajin dhjetor të këtij viti në teatrin A.Moisiu ku shfaqen shumë filma të njohur të kinemasë italiane. Filmat do të shfaqen cdo të mërkurë dhe do të jenë nga produksionet më të ndjekura edhe në kinematë e Italisë. Kinemaja italiane në Durrës e cila është një nismë e Institutit Italian të Kulturës me mbështetjen e Bashkisë së qytetit vazhdon në muajin korrik me projeksionet e disa prej filmave më të mirë italianë çdo të mërkurë në orën 19.00. Ju ftojmë të merrni pjesë cdo të mërkurë në netët e filmit italian në Durrës ku hyrja do të jetë falas për publikun.
Këtë të mërkurë në 11 korrik në orën 19.00 do të jepet filmi Centochiodi di Ermanno Olmi, 2007
July 10, 2012