Ekipet e klubit shumësportesh Teuta, duke patur si moto përmirësimin e punës mbi bazën e thithjes së kuadrit të ri trajner dhe të specializuar, të evidentimit të talenteve të reja dhe të ruajtjes dhe thellimit të traditave më të mira të lojrave në Durrës.

1.ATLETIKË

Kryetar i Këshillit të trajnerëve, është vendosur specialisti i njohur i hedhjeve Emin Kosturi. Ndërsa në garat e vrapimeve të mesme, është ofruar specialisti Jurgen Qazimi. Marko Makaj është një atlet i perspektivës në vrapimin e 800-1500 metrave.

2. VOLEJBOLL

Për të lehtësuar shpenzimet dhe kriteret e panevojshme me volejbollistë dhe trajnerë të huaj, ofruam në drejtim në ekipin e parë ish volejbollistin Leonard Marangoni. Koleg dhe bashkëpunëtor i tij është tashmë ish volejbollisti i njohur Albert Ivanaj. Me specialistë të aftë dhe të fushës, kemi vendosur në drejtimin e e ekipit të të rejave Borana Begiç dhe të të rinjve Gjergj Bardhi. Për herë të parë konkurojmë edhe me të rejat U-17, ku punon e mirënjohura Esma Muho. Trajner i të rriturave është Edmond Jazexhiu. Falë kësaj pune, në volejboll pretendimet janë më të mëdha: të jemi kampionë me të rriturit dhe nënkampionë me të rriturat.

3. PESHËNGRITJE

Arritjet më të ndjeshme janë shënuar në këtë degë sporti. Për herë të parë në historinë e peshëngritjes durrsake, jemi kampionë kombëtarë dhe fitues të kupës së Shqipërisë. Sopot Sula dhe Bruno Nuho janë kampionë sipas peshave dhe anëtarë të ekipit përfaqësues. Peshëngritës të perspektivës janë edhe Jetmir Hoxha, Gerian Tuda, Arbër Hoxha, Daniel Korçari, Sulejman Tabaku, Hajdar Kola, Ardian Bane etj. Nën shembullin e ekipit të parë dhe të traditës së Durrësit në këtë lloj sporti, kthesë e ndjeshme po bëhet edhe me ekipin e të rinjve dhe të moshave. Shumë shpejt Teuta, do të pronësojë titujt kampionë të të gjitha kategorive të konkurimit.

4.BASKETBOLL

Gjak i ri edhe këtu. Risia është krijimi i ekipit të femrave për U-16, ku prej më shumë se tri dekadash një ekip i tillë mungonte. Këtu është thërritur të punojë, specialisti i ri i topit të koshit Ondis Prifti. Për herë të parë pritet të konkurojmë në kampionatin kombëtar të kësaj moshe. Me të rriturit është vendosur si trajner Bekim Abrazhda, i dalluar për punën e madhe të kryer me ekipin e të rinjve. Ndihmësi i tij është Ferdinant Hila. Ekipi i të rinjve i është besuar Besnik Dervishajt.

5. MUNDJE

Nën drejtimin e trajnerit pasionant Fuat Brahi, mundja durrsake vazhdon të mbetet në pararojë të mundjes shqiptare. Jemi aktualisht fitues të Kupës së Shqipërisë, kampion kombëtar me U-15 dhe U-17. Krahas mjeshtrit dhe trajnerit të ekipit përfaqësues Fuat Brahi, ekipet e moshave drejtohen nga Altin Kurti dhe Islam Islamaj. Teuta është e mbushr me shsumë kampionë duke nisur me Islam Islamajn, Elton Azunin, Vilson Ndregjonin, Fatjon Bare e më tej me Erjon Stojanin, Sure Vrioni, Paris Karepi, Eriglend Prizreni etj.

6. BOKS

Është një sport i traditave dhe ku është vendosur të drejtojë Jani Nano. Ka grumbulluar rreth vetes shumë boksjerë të rinj. Shenjat e punës së mirë dhe të thelluar janë dhënë me kampionin e ri Klevis Vrapi. Mundësitë janë të ecet akoma më mirë.

7. PINGPONG

Kushtet e mira stërvitore, po shfrytëzohen mjaft mirë nga veterani i pingpongut durrsak, disa herë kampioni i vendit Musa Tërniqi. Arritja më e madhe e këtij ekipi, është dalja pas shumë vitesh kampione kombëtare, ku veçon treshja e pingpongistëve Liridona Rexha, Emirjeta Isufi dhe Alba Xhufi. Mesatarja e moshës është 14 vjeç. Para disa ditësh në Stamboll të Turqisë, Teuta përfaqësoi në lojrat mesdhetare Shiqërinë. Vajzat tona u rendtën në vendin e shtatë nga 14 ekipe pjesmarrëse. Tani po marrim pjesë në kampionatin ballkanik. Së bashku me Musain, po punon edhe trajneri i ri Armand Zane.

8.ÇIKLIZËM

Dyshja Dashamir Rama dhe Ruxhdi Xhumrra po punojnë mirë dhe kanë grumbulluar rreth vetes mjaft çiklistë të rinj. Në Rrethin e fundit çiklistik, Teuta u rendit në vendin e dytë, duke mbetur protagonist çiklisti i ri Hyrmet Kastrati. Por ajo që të ngroh, që flet për një nismë të mbarë të trajnerëve është afrimi dhe stërvitja pranë ekipit i çiklistëve të talentuar Sali Ballgjini, Florian Gjyshi, Denis Mara, Andi Tafili, Andi Tereziu, Ritvan Tafili etj.

9. NOT

Jemi në përpjekje për të tërhequr pranë ekipit elementë të rinj. Por së pari është ofruar trajneri i ri Jurgen Fici, me punën e të cilit shpresohet ër më mirë.

10. SHAH

Dyshja Lorenc Rama dhe Harallamb Boshku nuk ka hequr dorë nga përfaqësimi. Mjeshtri Rama grumbullon çdo pasdite në sallën e shahut mjaft të rinj e të reja. Edhe në shah janë ndezur shpresat për tu përfaqësuar krahas meshkujve edhe me ekip femrash.

11. BILARDO

Edlir Kurt’hysa është emri i trajnerit të ri të Teutës. Ai po përpiqet ta mbajë bilardon në ekipet elitare të vendit. Ja në ofruar shumë të rinj, që kërkojnë të vazhdojnë në gjurmët e bilardisatëve të njohur si Ermal Dyli, Eduart Zeqiri, Xhimi Belba etj.

12. TENIS

Vazhdojnë përpjekjet inkurajuese të trajnerit Përparim Zani, i cili po shfrytëzon kushtet e mrekullueshme që i janë ofruar nga klubi ynë. Çdo pasdite, madje edhe paradite aty stërviten me dhjetra e dhjetra tenistë të moshave të ndryshme. Konkurenca po nxjerr në paj edhe talente, disa prej të cilëve janë edhe kampionë kombëtarë me ekipet e moshave.