Në zbatim të ligjit Nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, Drejtoria e Burimeve Njerëzore shpall procedurën për plotësimin e vendit të lirë në pozicionin “Specialist i takses se popullates– në Sektorin e te Ardhurave nga Taksat dhe Tarifat Vendore, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore prane Bashkise Durres
Konkurimi është i hapur për pranimin në shërbimin civil në KATEGORINË EKZEKUTIVE, sipas parashikimeve të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”.
Kandidatët duhet të plotësojnë KËRKESAT E PËRGJITHSHME për pranimin në Shërbimin Civil në përputhje me nenin 21 të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil” si më poshtë:
· a) të jetë shtetas shqiptar;
· b) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
· c) të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
· ç) të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
· d) të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
· dh) ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji;
· e) të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës.
TË DHËNAT PËR POZICIONIN E PUNËS
Emërtesa e pozicionit: SPECIALIST (Kategoria III-B)
Institucioni: BASHKIA DURRES
Drejtoria: DREJTORIA E TAKSAVE DHE TARIFAVE VENDORE
Sektori: I TE ARDHURAVE NGA TAKSAT DHE TARIFAT VENDORE
Raporton tek : SHEFI I SEKTORIT
KRITERET E VEÇANTA QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI:
Arsimi:
· Arsimi i lartë , Ekonomi Finance, Menaxhim Biznes, Juridik
Tjetër:
· Të ketë njohuri mjaft mira të gjuhës angleze, preferohet njohja e një gjuhe të dytë të BE.
· .
· Të ketë aftësi të mira komunikuese, koordinuese dhe të punës në grup.
LISTA E DOKUMENTEVE QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI
· Letëmotivimi për aplikim në vendin vakant;
· Nje kopje jetëshkrimi;
· Një numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit;
· Fotokopje e diplomës. Nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëherë ai duhet ta ketë te njehsuar atë pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit;
· Fotokopje e listës së notave. Nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëherë aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar;
· Nje kopje e librezës së punës e plotësuar;
· Vërtetim i gjendjes gjyqësore;
· Certifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme;
· Dëshmi të njohjes së një gjuhe të huaj;
· Fotokopje e letërnjoftimit.
MËNYRA E DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE
Dokumentet do të dorëzohen në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Durres të mbyllura në zarf, dorazi apo në rrugë postare, në adresën:
Bashkia Durres
Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Sheshi “Liria”
AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE
Afati i dorëzimit të dokumenteve 08.05 .2015
DATA E DALJES SË REZULTATEVE PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Data e daljes së rezultateve për fazën e verifikimit paraprak 11.05 .2015
DATA DHE VENDI I REALIZIMIT TË KONKURRIMIT 09.06.2015, ora 11:00 – Salla e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË QË DO TË VLERËSOHEN NË INTERVISTË
Konkurimi do të bazohet në:
Kodin e Proçedurave Administrative,
Ne ligjin nr.9920 date 19.05.2005 “Procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise” i ndryshuar
Ne ligjin nr.9632 date 30.10.2006 “Per sistemin e taksave vendore” i ndryshuar
Në ligjin 8652 datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore
Ligjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”,
Ligji nr. 8503 dt. 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentat zyrtare” si dhe
Ligji nr. 9367 dt. 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”,
Ligji nr.9049 dt. 10.4.2003 “Për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të Detyrimeve Financiare të të Zgjedhurve dhe të disa Nëpunësve Publikë”
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Vlerësimi i kandidatëve do të përfshijë:
· Vlerësimin e jetëshkrimit, eksperiencës, trajnimeve, kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse,
· Vlerësimin me shkrim si dhe
· Intervistën e strukturuar me gojë
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURRIMIT
Data e daljes së rezultateve të konkurrimit: 12.06 .2015
MËNYRA E NJOFTIMIT DHE KOMUNIKIMIT ME KANDIDATËT
Njoftimi i kandidatit fitues komunikohet përmes portalit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe të Bashkisë Durres
PËRSHKRIMI I PUNËS
I- TË DHENAT PËR POZICIONIN E PUNËS
Emërtesa e pozicionit: SPECIALIST (Kategoria III-B)
Institucioni: BASHKIA DURRES
Drejtoria: DREJTORIA E TAKSAVE DHE TARIFAVE VENDORE
Sektori: : I TE ARDHURAVE NGA TAKSAT DHE TARIFAT VENDORE
Raporton tek : SHEFI I SEKTORIT
II – MISIONI
Te pergatise listat e popullates se bashku me detyrimet perkatese sipas tarifave te percaktuara ne VKB
III – DETYRAT KRYESORE
Organizon punen me ndermarrjen e ujesjellesit ne rolin e agjentit tatimor.
Pergatit burimin e informacionit qe do te jete baza per dhe ne bashkepunim me sektoin e informatizimit dhe teknologjise se sherbimit e sheperndan ne qendrat administrative.
Formaton ngarkesen fiskale per cdo familje per vitin dhe printon njoftim-detyrimin.
Ben dorezimin ne poste te njoftim –detyrimeve duke perpiluar akt-rakordimet per numrin e njoftimeve te dorezuara.
Ben rakordimin per njoftimet e shprendara familjeve dhe percakton detyrimin qe i lind Bashkise per kete proces duke u bazuar ne akt.mareveshjen mes paleve.
Afishon prane cdo sporteli te qendrave adminstrative, detyrimet qe ka cdo familje dhe perfitimi sipas grupeve sociale per taksat Tarifat Vendore , sipas ligjit ne fuqi dhe paquetes fiskale te miratuar me VKB.
Ben regjistrimin dhe gjenerimin e Taksave dhe Tarifave Vendore per te gjithe familjet e pa regjistruara.
VI – ZGJIDHJA E PROBLEMEVE : (kompleksiteti dhe pasoja)
Ne kete vend pune, specialistit i kerkohet zgjidhja e problemeve qe lidhen me punen e tij.
VII – VENDIMMARRJA
(lloji dhe liria e veprimit)
Vendimarrja ne kete pozicion pune behet ne perputhje me kuadrin ligjor
VIII – MJEDISI MENAXHERIAL
(marrëdhënia e menaxhimit dhe fokusi i veprimtarisë)
Raporton dhe pergjigjet direkt para shefit te sektorit dhe drejtorit te drejtorise
IX – MBIKQYRJA
Aktiviteti i Specialistit mbikeqyret nga shefi i sektorit dhe drejtori i drejtorise
X- STAFI NËN VARËSI
Nuk ka
XI – KUSHTET E PUNËS
Specialistit mund t’i kërkohet të punojë jashtë orarit të punës, të cilat zëvendësohen me kohë pushimi apo shpërblim sipas akteve ligjore në fuqi.
April 9, 2015