Turizmi i peshikimit ka marrë vëmendje gjithnjë e më në rritje vitet e fundit, jo vetëm në zonën e Mesdheut por edhe në qytetin e Durrësit, duke qenë se prej kohësh është bërë funksional Porti i Peshkimit. Megjithatë, edhe pse shumë premtues, sektori i turizmit të peshkimit është ende në fazën e tij foshnjore si në nivel mesdhetar ashtu edhe në nivel lokal. Në këtë kuadër, Bashkia e Durrësit në partneritet me Bashkinë e Trabias, Siçili – Itali, Promovimi Ndërkombëtar Siçili – PRISM, Siçili – Itali, Promimpresa sh.p.k., Siçili – Itali, Delfi Partners&Co – Qipro, Universitin e Pireut  – Greqi, Universitetin eTeknologjisë – Qipro, Dhoma Italiane e Tregëtisë për Francën, Marsejë – Francë, PETRA PATRIMONIA CORSICA, Korsikë – Francë, Haliéus, Lazio – Itali, Institutin Portual të Valencias për Studime dhe Bashkëpunim – Spanjë, që në muajin janar të vitit 2017 ka filluar të zbatojë Projektin TOURISMED (Fishing Tourism for a Sustainable Development in the Mediterranean area), projekt ky i cili financohet nga Programi Interreg Med 2014-2020 dhe do të përfundojë në vitin 2019.

Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është promovimi i turizmit të peshkimit si një praktikë e qëndrueshme e turizmit detar në zonën e Mesdheut. Partnerët nga vendet e BE-së janë bashkuar për zhvillimin, testimin dhe transferimin e një modeli biznesi të turizmit të peshkimit (bespoke) në territoret bregdetare të rajonit të Mesdheut si një mënyrë për të promovuar një qasje të qëndrueshme të turizmit, duke nxitur kështu ruajtjen e ekosistemit detar dhe të kulturës tradicionale të peshkimit. Modeli ‘bespoke’ i biznesit do të përfshijë peshkatarët si dhe operatorët e industrisë së turizmit, do të promovohet nëpërmjet sesioneve trajnuese si dhe një platforme inovative online.

Me qëllim lidhjen e modelit të biznesit me nevojat dhe potencialet lokale, në Bashkinë e Durrësit është organizuar takimi me aktorët lokalë dhe grupet e fokusit të projektit si peshkatarët dhe operatorët turistikë, për dhënien e propozimeve të mëtejshme lidhur me përmirësimin e turizmit të peshkimit. Ky takim filloi me prezantimin e qëllimit, objektivave dhe aktiviteteve të Projektit TOURISMED, duke u ndalur edhe tek aspektet e menaxhimit dhe komunikimt të këtij projekti.

Më pas, ky takim vijoi më prezantimin e rezultateve të studimit të fizibilitetit nga ekspertja e peshkimit. Sipas ekspertes, ky studim është bërë me mbështjen e FAO-s dhe është trajtuar në tre aspekte: ligjor, administrativ dhe human/social, me qëllimin për t’i shërbyer kumunitetit dhe mjedisit, por njëkohësisht edhe për të përfituar prej këtij të fundit. Gjithashtu, gjatë takimit u zhvilluan diskutime dhe polemika ndërmjet forcus groups (grupeve të fokusit) dhe ekspertes së peshkimit mbi nevojat, kërkesat apo potencialet lokale të peshkimit, duke u ndalur më së shumti në përmirësimin e aspekteve ligjore, si dhe në gjetjen e zgjidhjeve për përmirësimin e sektorit të peshkimit. 

Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësues nga Agjensia Kombëtare e Turizmit, Inspektoriati i Peshkimit pranë Ministrisë së Bujqësisë, Autoriteti Portual Durrës, Kapiteneria e Portit Durrës, pronarë të anijeve të peshkimit dhe përfaqësues të sektorit të peshkimit në Durrës, Prefektura Durrës, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, shoqëria civile etj. 

{gallery}turismed{/gallery}