Interreg Mediterranian Tourismed (logo)
Nëpërmjet zbatimit të Projektit Tourismed, synohet të testohet një experience ndryshe dhe unike turistike që mund të ofrojë të ardhura shtesë për peshkatarët, si dhe një diversifikim të ofertës për shembull për operatorët turistikë, të gjithë me një ndikim të qëndrueshëm në burimet e peshkimit: me një fjalë të vetme, Tourismed!
Ne besojmë se një mënyrë e qëndrueshme dhe më e përgjegjshme për të jetuar në harmoni me detin, është e mundur.
Nëse edhe ti beson, lexo më tejI!
—
Së bashku për një ekonomi të re të peshkimit:
Ne, TOURISMED, po zgjedhim anijet e peshkatarëve dhe operatorët e turizmit për t’i përfshirë ato në një test pilot që promovon turizmin e peshkimit brenda paketave të udhëtimit. Gjatë këtyre udhëtimeve pilote (të provës), ne vlerësojmë që të marim në bord deri në 160 turistë në çdo vend, në përputhje me të gjitha masat e sigurisë së lundrimit, imbarkimit të pasagjerëve si dhe shërbimeve të tjera.
Udhëtimi përfshin:
1) Prezantimin me zonën e peshkimit, ekosistemin detar dhe varietetet tipike të peshkut;
2) Demostrimin e teknikave të peshkimit;
3) Peshkimin;
4) Promovimin e konsumit të qëndrueshëm të peshkut lokal;
5) Aktivitete në kohën e lirë.
Ne po zjedhim hotelet lokale, hostel, njësitë akomoduese turistike për të marrë pjesë në promovimin e itinerarëve: nëpërmjet zgjerimit të ofertës turistike dhe shërbimeve të reja për klientët, me mundësinë për të bërë rezervime për klientët e tyre në udhëtimet e turizmit të peshkimit.
—
Një kuadër inovativ
Ne po zhvillojmë itinerare, strategji marketingu dhe shërbime për të vlerësuar efektivitetin e modelit të turizmit të peshkimit që mund të na ndihmojë për të përhapur një mënyrë inovative për të menduar dhe përdorur burimet bregdetare. Ky është një model ambicioz biznesi që përfshin ekspertizën e një partneriteti që përbëhet prej gjashtë vendesh evropiane, nga përvoja e të cilave mund të përfitojnë aktorët social-ekonomikë të zonave bregdetare të ndryshme (por të ngjashme) si Italia, Greqia, Qipro, Shqipëria, Franca dhe Spanja.
Përmbajtja e trajnimit:
Trajnimi do të zhvillohet brenda një afati 3-mujor me një total prej 25 orësh. Temat e trajtuara do të mbulojnë aspekte të ndryshme që lidhen me menaxhimin dhe promovimin e aktiviteteve të turizmit të peshkimit si:
1) Aspektet ligjore të liçensimit,
2) Menaxhimi i turistëve në bord,
3) Promovimi i itinerarëve dhe produkteve të peshkimit,
4) Zhvillimi i rrjetit lokal të operatorëve që punojnë në fushën e turizmit.
Vizita studimore:
Pas trajnimit, ne do të zgjedhim 4 aktorë –të balancuar ndërmjet shoqatave të peshkimit dhe operatorëve turistikë – për të marë pjesë në një vizitë 3 ditore në një vend tjetër në mënyrë që e gjithë ekspertiza, informacioni dhe idetë që u ngritën gjatë trajnimit të ndahen dhe të shkëbehen me njëri tjetrin.
Vizita do të fokusohet në shkëmbimin e pikëpamjeve dhe qasjeve se si do të ngrihet një biznes i turizmit të peshkimit, pajisjet dhe masat e nevojshme për turistët në bord, krijimi i itinerareve, testimi i udhëtimeve të turizmit të peshkimit dhe shumë më tepër.
Qëllimet dhe objektivat tona:
TOURISMED ka për qëllim të provojë një model të ri të turizmit të peshkimit që i përshtatet nevojave të territoreve bregdetare të Italisë, Qipros, Greqisë, Shqipërisë, Francës dhe Spanjës.
Të gjitha këto vende kanë përpara sfidën për të gjetur zgjidhje të reja për probleme të ngjashme, nga konsumi progresiv i burimeve të lidhura me detin deri te degradimi detar dhe zvogëlimi i numrit të turistëve.
Si një përgjigje, objektivi i projektit është promovimi i turizmit të peshkimit si një praktikë e turizmit të qendrueshëm bregdetar dhe detar në vendet e Mesdheut.
January 11, 2018