KËRKO

Bashkia Durrës shpall konkursin e hapur për të gjithë subjektet juridikë që operojnë në fushën e transportit për përzgjedhjen me konkurs të hapur të kandidatit për operim në linjën rrethqytetase të transportit të udhëtarëve Manëz – Durrës – Manëz

“Bashkia Durrës shpall konkursin e hapur për të gjithë subjektet juridikë që operojnë në fushën e transportit për përzgjedhjen me konkurs të hapur të kandidatit për operim në linjën rrethqytetase të transportit të udhëtarëve Manëz – Durrës – Manëz.

Të gjithë të interesuarit janë të lutur të tërheqin dokumentacionin e konkurimit duke filluar nga data 12.09.2018 në Sektorin e Transportit në Drejtorinë e Shërbimeve pranë Bashkisë Durrës në adr. Lagjia Nr.3, Sheshi “Liria” Durrës. Afati i fundit i dorëzimit të  dokumentacionit është data 27.09.2018. Dorëzimi do të bëhet pranë Komisionit të Vlerësimit me datë 27.09.2018, ora 12.00 min pranë Bashkisë Durrës në adresën e mësipërme. Për çdo hollësi e sqarime të mëtejshme kontaktoni me Drejtorinë e Shërbimeve (Sektori i Transportit) në Bashkinë Durrës”.