Ditën e Enjte datë 20.12.2018 ora 17:00 në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, prane Bashkise Durres zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak.
Rendi i ditës do te jetë:
1. Për miratimin e kategorisë së pagës për funksionarëte zgjedhur e të emëruar, të nëpunësve civilë e të punonjësve administrativë të Bashkisë Durrës
2. Për një ndryshim në Vendimin e Këshillit Bashkiak nr. 468 datë 23.12.2017 “Për sistemin e Taksave dhe Tarifave Vendore në Qytetin e Durrësit”, i ndryshuar
3. Për miratimin e buxhetit të Bashkisë Durrës për vitin 2019, si dhe projektbuxhetin afatmesem te Bashkise Durres per vitet 2019-2021.
4. Mbi miratimin e kalendarit të përgatitjes së Programit Buxhetor Afatmesëm (PBA) për vitet 2020-2022 dhe të buxhetit vjetor.
5. Për miratimin e programit të transparencës në Bashkinë Durrës.
6. Për miratimin në parim të vlerës financiare të shpronësimit 77,550,895.2 (shtatëdhjetë e shtatëmilion e pesëqind e pesë dhjetë mijë e tetëqind e nëntëdhjetë e pesë pikë dy) lekë, për pasuritë pronë private, sipas tabelës së hartuar nga grupi i punës, i ngarkuar për kryerjen e vlerësimit paraprak, dhe është pjesë e këtij vendimit, që preken nga investimi “rruga mbi kanalin 192, loti ii-të, Plazh, Durrës”.
7. Për miratimin e ndryshimit dhe disa shtesa në Vendimin të Këshillit Bashkiak nr.402 datë 04.08.2003 “Për miratimin e ndarjes së banesave të ndërtuar në lagjen nr.18 (rajoni nr.4) për të pastrehët prej 26 hyrje”.
8. Për miratimin e ndryshimit të pikës 1 të Vendimit të Këshillit Bashkiak nr.117 datë 16.11.2006 “Për miratimin e dhënies me qera të ambienteve të n.p.a, kati përdhe të përshtatur në ambiente banimi, pronë shtetërore në lagjen nr.14, Shkozet Durrës”
9. Për ndryshimin dhe disa shtesa në Vendimin e Këshillit Bashkiak nr.60 datë 22.12.2005 “Për miratimin e krijimit të vendndodhjeve të reja të vendqendrimeve taksi (4+1) dhe (8+1) në qytetin e Durrësit” dhe miratimin e kritereve shtesë për operatorët taksi që kryejnë shërbimin taksi në transportin rrugor të udhëtarëve.
10. Për miratimin e dhënies me qira të terrenit sportiv, që përfaqëson dy fusha tenisi me sipërfaqe 1420 m2, të ambjentit godinë 1kt me sip. 32.4 m2 dhe të sip.124.6m2, që përfaqëson shkallët betonarme dhe ndërtime të rrjetit të infrastrukturës (kanalizime dhe sip. të gjelbëruara), që janë në funksion të terrenit sportiv, me vendndodhje në territorin e gjimnazit “Leonik Tomeo”, dhe të terrenit sportiv, që përfaqëson fushën e tenisit me sipërfaqe 591.3 m2, me vendndodhje në amjentin e jashtëm të shkollës 9-vjeçare “14 nëntori”, pronë e bashkisë durrës, për një afat 5-vjet, nëpërmjet procedurës së konkurrimit.
11. Për propozim për dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1-31.12.2018
12. Për miratimin e Ndihmës Ekonomike , me fond nga të ardhurat e Bashkisë dhe fondi 6%të fondit të kushtëzuar ,si dhe të Pagesës së Paaftësisë për muajin Dhjetor 2018.
Komisioni i Ekonomis | Komisioni i Strehimit dhe Sherbimeve Publike | |||
Mblidhet per te shqyrtuar piken 1,2,3,4,5,6,10,11 dhe 12 | Mblidhet per te shqyrtuar piken 7 dhe 8 | |||
te marten dt. 18/12/ 2018 ora 14 :00 | ||||
te marten dt. 18/12/ 2018 ora 12 :00 | ||||
1.ALFRED | MULLARAJ | 1. JOLANDA | MUSTAFARAJ | |
2.SHKELQIM | FORTUZI | 2. RAMIOLA | KALEMI | |
3.KASTRIOT | XHONGOLI | 3.HENKEl | QERIMI | |
4.ZAMIRA | MUSTAFARAJ | 4.AVNI | AHMETAJ | |
5.SANIE | DODA | 5.ALBANA | HOXHA | |
6.EDLIRA | HYSENI | 6.LILJANA | KOLA | |
7.ARTAN | LUKU | 7.IVO | JORGONI | |
8.ARQILE | GOREA | 8.DILAVER | TEPELENA | |
9.ARMAND | TELITI | |||
10.JONADA | MAMO | Komisioni i Pronave Publike, Traportit | ||
11.RUKIJE | SULA | dhe Trafikut Rrugor | ||
Mblidhet per te shqyrtuar piken 9 | ||||
te marten dt. 18/12/ 2018 ora 14 :30 | ||||
1.FLUTURA | KONA | |||
2.HYSEN | GASHI | |||
3.FLORESHA | QOSHI | |||
4.AGIM | CIRAKU | |||
5.ARTUR | BUJARI | |||
6.ARTAN | LUKU | |||
7.ARDIAN | MUKA |
Sekretari i Këshillit Bashkiak
Armand Tragaj
December 17, 2018