Mbështetur në VKB nr.570 datë 20.12.2018 “Për buxhetin e vitit 2019”, si dhe VKB nr.588 datë 11.03.2019 “Për buxhetin shtesë për vitin 2019”, dhe ligjin nr.48 /2018 “Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar neni 17, Institucionet arsimore parashkollor (Kopësht) shpallin 4 vende të lira pune për edukatore si më poshtë:
1.Kopështi “Foto Monobeu”
2.Kopështi “Hasan Koҫi”
3.Kopështi Shkollës 9 vjeҫar Vadardhë Njësia Administrative Sukth
4.Kopështi i Shkollës 9 vjeҫare “Njazi Mastori” Njësia Administrative Sukth
Kriteret që duhet të plotësojë kandidatja janë këto:
a) të jetë shtetas shqiptar;
b) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c) të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
ç) të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
d) të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
dh) ndaj saj të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna.
e) të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit,(mësues parashkollor) përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës.
Të jetë pjesemarrës në portalin “Mësues për Shqipërinë”
Afati për dërgimin e dokumentave është deri më datë 24.09.2019.
Aplikimi bëhet duke dërguar dokumentat dhe kërkesën për punësim pranë Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun.
September 20, 2019