Në kuadër të përfundimit të Projektit “Ports as driving Wheels of Entrepreneurial Realm – PoWER”, më datë 26 – 27 Nëntor 2020, është zhvilluar online Eventi Final “From ports to hubs, from hubs to network”, nëpërmjet platformës digjitale Zoom. 

Ky Event kishte si qëllim prezantimin e arritjeve të projektit dhe ngritjes së Rrjetit Qendrave të Inovacionit/Innovation Hubs Network, si dhe diskutimit – në formën e tryezave të rrumbullakëta midis ekspertëve kryesorë të Zonës Adriatiko-Joniane – për tema të tilla si evolucioni i porteve pas shpërthimit të Covid-19, pikave të forta dhe sfidave të rrugëve të tranzicionit të identifikuara nga projekti PoWER për evolucionin e porteve në Qendra të Inovacionit.

Dita e parë e Eventit final të Projektit PoWER ishte një takim me dyer të mbyllura, vetëm me pjesëmarrjen e partnerëve të projektit, takim ky që filloi me fjalën përshëndetëse nga Marco Padula, Koordinator i Projektit, Instituti për Teknologjitë e Ndërtimit – Këshilli Kombëtar i Kërkimit të Italisë, për të vazhduar më pas me një prezantim mbi projektin PoWER, objektivat, rezultatet dhe rezultatet e tij nga Francesca Picenni, Instituti për Teknologjitë e Ndërtimit – Këshilli Kombëtar i Kërkimeve të Italisë. 

Rezultatet specifike të planit pilot dhe rezultatet e pritshme u prezantuan nga përfaqësuesit e porteve pilote të projektit PoWER – Bari, Brčko, Durrësi, Igumenica, Ravenna dhe Rijeka, më konkretisht: Znj. Valentina Santoliquido, Instituti për Teknologjitë e Ndërtimit – Këshilli Kombëtar i Kërkimeve të Italisë; Znj. Aida Čeljo, CETEOR d.o.o. Sarajevë (Bosnjë dhe Hercegovinë); Z. Fotis Stergiopoulos, Qendra për Kërkime dhe Teknologji CERTH (Hellas); Znj. Saveria Teston, CNA Ravenna (Itali); Znj. Floreta Kërtusha, Bashkia Durrës (Shqipëri). Pas kësaj, Roberto Malvezzi, ITC-CNR (Itali), vazhdoi Eventin me drejtimin e workshop-it me synim caktimin e veprimeve të përbashkëta në të ardhmen në lidhje me Strategjinë-IHN dhe gjetjen e temave të tjera të mundshme që do të trajtohen përmes Metodologjisë PoWER.

Dita e dytë e Eventin, e cila ishte e hapur për publikun e gjerë, u hap nga Prof. Ing. Antonio Occhiuzzi, Drejtor i Institutit për Teknologjitë e Ndërtimit të Këshillit Kombëtar të Kërkimit të Italisë, ndjekur nga Znj. Adela Franja, Menaxhere Projekti e Programit ADRION, e cila foli në lidhje me perspektivat e ardhshme të Programit ADRION. Ndërsa, Projekti PoWER dhe objektivat e tij u prezantuan nga Z. Marco Padula, Koordinator i Projektit PoWER. 

Ndërkohë, Dr. Adrian Hackaj, Drejtor i Kërkimit në Institutin e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit (Shqipëri), moderoi tryezën e rrumbullakët të ekspertëve “Evolucioni i porteve pas shpërthimit të Covid-19: Çështje, sfida, mundësi të reja” me konkretisht me pjesëmarrjen e: Z. Pirro Vengu, Drejtor i Autoritetit Portual Durrës (Shqipëri), Z. Mirsad Čustović, Porti i Brčko (Bosnjë & Hercegovinë), Z. Tvrtko Tomljenović, Autoriteti Portual i Rijekës (Kroaci) dhe Z. Sabbatino Catani, Qendra e Studimit Confcommercio e Pescara (Itali). Dr. Fotis Stergiopoulos, Qendra për Kërkime dhe Teknologji (Hellas), moderoi tryezën e dytë të ekspertëve “Portet si qendra logjistike, dixhitale, të qëndrueshme dhe ekonomike: Pikat e forta dhe sfidat e katër rrugëve të tranzicionit PoWER për evolucionin e porteve ADRION” me konkretisht me pjesëmarrjen e: Prof. Osman Metalla, Universiteti i Durrësit (Shqipëri), Z. Eners Čovrk, Instituti IPSA Sarajevë (Bosnjë & Hercegovinë), Z. Tvrtko Tomljenović, Autoriteti Portual i Rijekës (Kroaci), Z. Andrea Bardi, Instituti i Transportit dhe Logjistikës (Itali), dhe Z. Francesco Magnanoli, Autoriteti Portual i Ravenës (Itali).

Projekti PoWER, i cili është zbatuar në kuadër të Programit Intereg VB Adriatiko-Jonian 2014-2020 dhe i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian në shumën prej 1, 220, 944, 42 EUR, për të mbështetur evolucionin e zonave portuale në Qendra të Inovacionit dhe për të krijuar Rrjetin e Qendrave të Inovacionit, është zbatuar me sukses në bashkëpunimin me partnerët e projektit nga 6 vende si: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Greqia, Italia dhe Serbia.

Për informacion të mëtejshëm në lidhje me projektin, ju lutem vizitoni:

http://www.powerports.eu

https://www.facebook.com/PoWERAdrion/

https://www.linkedin.com/company/power-ports-as-driving-wheels-of-entrepreneurial-realm/ 

https://twitter.com/PoWERAdrion 

https://power.adrioninterreg.eu/ 

 {gallery rows=1 cols=4}projekti_power_fm{/gallery}