Është zhvilluar me mjete të komunikimit elektronik mbledhja jashtë rradhe e këshillit bashkiak të Durrësit ku u miratuan disa vendime të rëndësishme midis të cilave edhe lista e 12 me familjet që përfitojnë grantin e rikonstruksionit për banesat e dëmtuara nga tërmeti. Ja të gjitha vendimet e miratuara në këtë mbledhje:
1. Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok ndihmën ekonomike deri 6% dhe fondi nga të ardhurat e bashkisë, për muajin prill 2021.
2. Për një ndryshim në vkb nr.471, datë 23.12.2017 “për miratimin e linjave rrethqytetase të transportit publik për territorin e bashkisë Durrës, intinerarin, stacionet dhe oraret e tyre”, i ndryshuar.
3. Për miratimin e ndryshimit të pikës 2, të vkb nr. 41, datë 31.03.2021 “për akordimin e ndihmës financiare për familjet e dëmtuara nga përmbytjet të shkaktuara nga rreshjet e dendura në njësitë administrative Sukth , Katund i Ri, si dhe njësia administrative nr.6, bashkia Durrës.
4. Për miratimin e përdorimit e fondit prej 74,042,220 lekë pa tvsh, të përfituar në zbatim të vendimit të këshillit të ministrave nr. 935, datë 25.11.2020, nga pjesa e financuar nga grantet e fondit të rindërtimit.
5. Për miratimin e përdorimit të fondit prej 88,128,502 lekë të përfituar në zbatim të vendimit të këshillit të ministrave nr. 213, datë 21.03.2021 në formën e transfertës së pakushtëzuar nga fondi i rindërtimit i buxhetit të shtetit.
6. Për miratimin e ndihmës financiare me vlerë 4,995,416 (katërmilion e nëntëqind e nëntëdhjetë e pesë e katërqind e gjashtëmbjedhjetë) lekë me tvsh, për familjet e dëmtuara si rezultat i dëmit të shkaktuar nga prishja e detyruar e objekteve/ndërtesave në njësinë administrative nr.3, të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, sipas listës bashkëngjitur.
7. Për miratimin e fondit prej 300.000 (treqind mijë) lekë për rimbursimin e shpenzimeve për ndërhyrjet kirurgjikale dhe për rikuperimin fizik post traumë të volejbollistes Pamela Mehja, pjesë e skuadrës së volejbollit për femra “Teuta”, Durrës.
8. Për miratimin e dhënies së ndihmës financiare, sipas listës së dymbëdhjetë me subjektet përfitues të programit të grantit për rikonstruksionin e banesave të dëmtuar si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
April 20, 2021