Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako ka nënshkruar një marrëveshje me organizatën Terre des hommes. Kjo marrëveshje midis Bashkisë dhe kësaj organizate ka si qëllim ngritjen , zhvillimin dhe aksesin në shërbime cilësore të mbrojtjes së fëmijëve, në shërbime me bazë komunitare. Këto shërbime janë të fokusuara në fuqizimin dhe përfshirjen sociale të familjeve, të rinjve dhe fëmijëve vulnerabël dhe në rrezik për migrim të pasigurtë. Në zbatim të kësaj marrëveshjeje është edhe ngritja dhe funksionimi i Qendrës Komunitare nË NjËsinË Administrative Rrashbull me qëllim riintegrimi i qëndrueshëm socio-ekonomik i familjeve të rikthyera nga emigracioni dhe në kushte të pafavorshme ekonomike që mbështetet nga Qeveria Gjermane në bashkëpunim me #GIZAlbania, nëpërmjet programit “Migracion për Zhvillim”/ #DIMAKAlbania.
May 18, 2021