Është zhvilluar me mjete të komunikimit elektronik mbledhja e rradhës e këshillit bashkiak të Durrësit ku u miratuan disa vendime të rëndësishme si dhe u informuan këshilltarët me raportin mbi monitorimin e buxhetit të bashkisë Durrës të vitit 2020. Ja të gjitha vendimet e miratuara në këtë mbledhje:
• Për miratimin e mandatit të anëtarit të këshillit bashkiak z. Fatmir Nasip Mërkuri
• Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok ndihmën ekonomike deri 6% dhe fondi nga të ardhurat e bashkisë, për muajin maj 2021
• Për miratimin e rialokimin e fondit prej 372’080 lekë për shërbimin në familje për fëmijë me aftësi të kufizuara të moshës 2-6 vjeç, të cilat bashkia i ka përfituar nga programi i përbashkët i kombeve të bashkuara, “askush të mos mbetet pas”, zbatuar nga UNDP
• Për miratimin e “rregullores për ngritjen, funksionimin dhe ndërveprimin e strukturave komunitare në bashki”
• Për miratimin e ndryshimit të vkb nr.55, datë 26.06.2020, përsa i përket ndryshimit të listave emërore të familjeve përfituese të grantit për rikonstruksionin e banesave të dëmtuar si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019, për shkak të ndryshimit të kategorisë së dëmit të shkaktuar
• Për miratimin e ndihmës financiare me vlerë 11’417’408,95 lekë me tvsh për familjet e dëmtuara si rezultat i dëmit të shkaktuar nga prishja e detyruar (demolim) e objekteve/ndërtesave apo mjete teknike (eskavator) nga Ikmt dhe Imtv e bashkisë Durrës, të klasifikuara si të pariparueshme sipas ekspertizës nga Instituti i Ndërtimit, në njësinë administrative nr. 5, dhe dërgimin e saj pranë Ministrisë së Rindërtimit për dhënien e fondit
• Për miratimin e përdorimit të fondit total prej 3’074’534 lekë për zbatimin e projektit “rikualifikimi i këndit të lojrave dhe krijim hapësire rekreative tek kopshti “Neim Babameto”, Durrës” si një kontribut i përbashkët midis bashkisë Durrës dhe shoqatës “World Vision”.
May 24, 2021