Në bashkinë e Durrësit është zhvilluar shorteu publik me objekt shpërndarjen midis përfituesve nga procesi i rindërtimit, të banesave kolektive me seksion A-2 dhe A-5 të ndërtuara në Zonën e Re për Zhvillim Manëz. Ky shorte është zhvilluar në prani të familjeve përfituese, komisionit të posaçëm si dhe mediave. Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako deklaroi se arritëm një tjetër sukses me procesin e rindërtimit pasi 42 familje të Manzës u bënë me shtëpi të re. Apartamentet e tyre të reja i përkasin dy pallateve të para që përfundojnë brenda këtij viti në lagjen e re të kësaj njësie administrative. Zona e re për zhvillim në Manzë është një lagje model urbane me 9 objekte banimi me 5 dhe 6 kate ku do të strehohen 226 familje, do të ketë zona parkimi, objekte shërbimi, qendër shëndetësore, qendër multifunksionale, kopësht dhe fusha sportive.
November 15, 2021