Në vazhdimësi të zbatimit të Kalendarit të Dëgjesave Publike në kuadër të Programit Buxhetor Afatmesëm 2022-2024 në ambientet e shkollës “Neim Babameto”, u zhvillua dëgjesa publike e radhës mbi 4 programet Buxhetore për Njësitë Administrative Nr.4 dhe Nr.6.
-Programi i Paketës Fiskale,
-Programi i Infrastrukturës Rrugore dhe Transportit Publik
-Programi i Arsimit parashkollor dhe parauniversitar
-Programi i Strehimit dhe Shërbimit Social
Takimin e hapi Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako e cila pasi bëri një prezantim të shkurtër mbi investimet e kryera në këto njësi, theksoi edhe një herë zgjidhjen e problemit të mbetjeve në këto zona si dhe atë të kanaleve kulluese të cilat do të jenë primare në parashikimet për tre vitet e ardhshme.
Më tej dëgjesa vazhdoi me prezantimin e 4 programeve buxhetore 2022-2024 nga drejtorët përkatës të secilit program. Pas prezantimit të këtyre programeve fjalën e morën qytetarë dhe të pranishmit në sallë të cilët dhanë mendimet e tyre mbi këto programe por dhe rekomandimet dhe ankesat e tyre.
Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësues të Njesive Administrative, Nr.4 dhe Nr.6, përfaqësues të grupeve të interesit, Institucioneve Arsimore, OJF që operojnë në këto Njësi Administrative si dhe përfaqësues të biznesit.
November 18, 2021