Është zhvilluar me mjete të komunikimit elektronik mbledhja jashtë rradhe e këshillit bashkiak të Durrësit ku u miratua një vendim:
-Për miratimin e disa shtesave në aneksin 1, të vendimit të këshillit bashkiak nr. 77, datë 28.06.2021 “për miratimin e listës së përfituesve, që do të përfitojnë nga programi i proçesit të rindërtimit për pallatin nr.3, 5, 7 rruga “Bashkimi”, pallati nr.1, rruga “Demokracia”, pallati nr.2/1, rruga “Progresit”, pallati nr.6, rruga “Mileniumi” dhe pallati nr.4, rruga “Minierës” në njësinë administrative Manëz, të dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”, i ndryshuar.
January 20, 2022