Është zhvilluar me mjete të komunikimit elektronik mbledhja e rradhës e këshillit bashkiak të Durrësit ku janë miratuar disa vendime të rëndësishme për qytetin si dhe është raportuar për punën e këshillit bashkiak gjatë vitit të kaluar. Ja të gjitha vendimet e miratuara:
- Për miratimin e kritereve për familjet në nevojë, që do të trajtohen me ndihmë ekonomike deri në 6% të fondit të kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike si dhe për ato që do të trajtohen me fonde të buxhetit vendor.
- Për miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në aneksin 1, të vendimit të këshillit bashkiak nr. 32, datë 26.03.2021, “Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit për 4 banesa kolektive, l.17, rruga “Lura”, pallatet nr.1&3 dhe rruga “Ahmet Dakli”, pallatet nr.15&23, të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”, i ndryshuar.
- Për miratimin e ndryshimit dhe korrigjimin e gabimit material në vendimin e këshillit bashkiak nr. 163, datë 23.12.2021 “për miratimin e listës emërore të nxënësve të arsimit parauniversitar si dhe konviktit të shkollës së mesme sportive “Benardina Qerraxhia”, që plotësojnë kriteret ligjore për përfitimin e bursave dhe pagesave për vitin shkollor 2021-2022”.
- Për miratimin e ndryshimit të aneksit nr.1, të vendimit të këshillit bashkiak nr.22, datë 25.02.2021 ”për miratimin e listës të subjekteve përfituese, që do të përfitojnë nga programi i proҫesit të rindërtimit për pallatin nr.1062, rruga “26 nëntori” dhe pallatin nr.14, rruga “Petraq Boshnjaku”, njësia administrative nr.2, të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”.
- Raport për punën këshillit të bashkisë për 12 – mujorin e vitit 2021.
- Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i të ardhurave të bashkisë Durrës, për muajin janar 2022.
- Për miratimin e ndryshimit të aneksit nr.1, të vendimit të këshillit bashkiak nr.17, datë 22.02.2021 ”Për miratimin e listës së dytë të 22 subjekteve përfituese, të cilët do të përfitojnë masën e grantit të rindërtimit të banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, sipas projektit model.
- Për miratimin e ndryshimit të aneksit nr.1, të vendimit të këshillit bashkiak nr.22, datë 25.02.2021 “për miratimin e listës të subjekteve përfituese që do të përfitojnë nga programi i proҫesit të rindërtimit për pallatin nr.1062, rruga “26 nëntori” dhe pallatin nr.14, rruga “Petraq Boshnjaku”, njësia administrative nr.2, të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
- Për një ndryshim dhe shtesë në vendimin e këshillit bashkiak nr. 92, datë 26.7.2021 “për miratimin në parim të vlerës financiare të shpronësimit prej 8,985,373.3 (tetëmilion e nëntëqind e tetëdhjetë e pesëmijë e treqind e shtatëdhjetë e tre lekë e tridhjetë qindarka), për pasuritë, pronë private, sipas tabelës së hartuar nga grupi i punës, i ngarkuar për kryerjen e vlerësimit paraprak, dhe është pjesë e këtij vendimi, që preken nga investimi “rikonstruksioni dhe ndërtimi i rrugëve “Ksanthipi Zyko” dhe “Abdyl Ypi”.
- Për miratimin e dhënies së ndihmës financiare, sipas listës së trembëdhjetë me subjektet përfitues të programit të grantit për rikonstruksionin e banesave të dëmtuara si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
- Për miratimin e listës së nëntë të 6 subjekteve përfituese, të cilët do të përfitojnë masën e grantit të rindërtimit të banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, sipas projektit model.
January 28, 2022