Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar një mbledhje jashtë rradhe në sallën e qendrës kulturore “Aleksandër Moisiu”. Në këtë mbledhje ku mori pjesë edhe kryetarja e Bashkisë Emiriana Sako janë miratuar të gjitha vendimet e rendit të ditës:
Për miratimin e shtyrjes së afatit të pagesës së taksave dhe tarifave vendore për vitin 2022, nga data 20 prill 2022 në datën 31 maj 2022 për shkak të rritjes së kostove të karburantit dhe shpenzimeve të tjera.
Për miratimin e listës së dhjetë të 16 subjekteve përfituese, të cilët do të përfitojnë masën e grantit të rindërtimit të banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, sipas projektit model.
Për miratimin e ndryshimit të aneksit nr.1, të vendimit të këshillit bashkiak nr.32, datë 26.03.2021 “për miratimin e listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit për 4 banesa kolektive, L.17, rruga “Lura”, pallatet nr.1&3, dhe rruga “Ahmet Dakli”, pallatet nr.15&23, të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019 duke përfshirë z. Astrit Dervishi.
Për miratimin e ndryshimit të aneksit nr.1, të vendimit të këshillit bashkiak nr.32, datë 26.03.2021 “për miratimin e listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit për 4 banesa kolektive, L.17, rruga “Lura”, pallatet nr.1&3, dhe rruga “Ahmet Dakli”, pallatet nr.15&23, të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019 duke përfshirë z. Marlin Shkodra.
April 22, 2022