Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar një mbledhje jashtë rradhe ku mori pjesë nënkryetari i bashkisë Renis Mullaj. Në këtë mbledhje janë miratuar këto vendime të rëndësishme:
-Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i rindërtimit në njësinë administrative nr. 4, 5, Rrashbull, Sukth, Manëz dhe Ishëm, bashkia Durrës, që do të përfitojnë nga programi i proҫesit të rindërtimit për banesat individuale të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
-Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit në njësinë administrative nr.4, rruga “Aleksandër Goga”, pallati nr.122, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
-Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit në njësinë administrative nr.4, rruga “Aleksandër Goga” pallati nr.344, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
-Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit në njësinë administrative Rrashbull, rruga “Gjon Kastrioti” pallati nr.39, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
-Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit në njësinë administrative nr.3, rruga “Hysen Kertusha” pallati nr.32, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
-Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit në njësinë administrative nr.3, rruga “Hysen Myshketa” pallati nr.27, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
-Për miratimin e listës së 159 familjeve përfituese të subvencionimit të qirasë, të mbetura të pastreha, si pasojë e shëmbjes së banesave të tyre, shkaktuar nga prishja e detyruar, sipas ekspertizave të thelluara, hartuar nga Instituti i Ndërtimit Tiranë.
-Për miratimin e detajimit të fondit prej 2’303’173’480 lekë pa tvsh në zbatim të vendimit të këshillit të ministrave nr.181, datë 30.03.2022 “për përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e riforcimit të njësive individuale të banimit dhe njësive të banimit në ndërtesa (pallat), në bashkitë Tiranë, Durrës, Shijak, Lezhë dhe Krujë”.
-Për miratimin e rregullores së administrimit të mbetjeve në bashkinë Durrës.
-Për miratimin e përdorimit dhe detajimit të fondit prej 1’633’906’424 lekë pa tvsh në zbatim të vendimit të këshillit të ministrave nr.255, datë 29.04.2022 “për përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e riforcimit të njësive individuale të banimit dhe njësive të banimit në ndërtesa (pallat), në bashkinë Durrës”.
May 9, 2022