Keshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar mbledhjen e rradhës ku janë miratuar dy pikat e rendit të ditës ndërkohë që këshilltarët kanë marrë edhe një informacion për punën e bërë mbi parandalimin e dhunës më bazë gjinore në bashkinë Durrës. Ja vendimet e miratuara në këtë mbledhje:
- Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok ndihmën ekonomike deri 6 % dhe fondi nga të ardhurat e bashkisë, për muajin qershor 2022.
- Për miratimin e listës së dytë paraprake të 5 familjeve, që kanë humbur shtëpitë individuale si pasojë e shembjes nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, të cilët do të përfitojnë nga programi i zhvillimit të zonave të reja.
June 28, 2022