Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar një mbledhje jashtë rradhe. Në këtë mbledhje ku mori pjesë edhe kryetarja e Bashkisë Emiriana Sako janë miratuar të gjitha vendimet e rendit të ditës:
- Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit në njësinë administrative nr.4, rruga “Telat Noga”, pallati nr.8, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
- Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i rindërtimit në njësinë administrative nr. 4, 5, 6, Rrashbull, Sukth, bashkia Durrës, që do të përfitojnë nga programi i proçesit të rindërtimit për banesat individuale të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
- Për miratimin e përdorimit të fondit prej 2’000’000 (dy milion) lekë për mbështetjen financiare për organizimin e panairit “Festivali veror i librit, gusht, Durrës 2022”.
- Për miratimin e përdorimit të fondit prej 30’601’000 (tridhjetë milion e gjashtëqind e një mijë) lekë për financimin e shpenzimeve për karburant për efekt të rritjes së çmimit të karburantit.
- Për miratimin e listës së 51 familjeve përfituese të subvencionimit të qirasë, të mbetura të pastreha, si pasojë e shembjes së banesave të tyre, shkaktuar nga prishja e detyruar, sipas ekspertizave të thelluara, hartuar nga Instituti i Ndërtimit Tiranë.
- Për miratimin e listës së tretë paraprake të 31 familjeve, që kanë humbur shtëpitë individuale si pasojë e shembjes nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, të cilët do të përfitojnë nga programi i zhvillimit të zonave të reja.
- Për miratimin për dhënien në përdorim, pa kundërshpërblim, Qendrës Muzeore Durrës (QMD), të pronës me emërtimin “vendstrehim”, me vendodhje në lagjen nr. 1, rruga “Taulantia”, me sipërfaqe të përgjithshme 155 m2 , në inventar të ndërmarrjes rruga, pronë e bashkisë, për një afat 1 vit, me të drejtë përsëritje.
- Për një shtesë në vendimin e këshillit bashkiak nr. 55, datë 13.05.2022 “për miratimin në parim të vlerës financiare të shpronësimit prej 21561573.6 (njëzetë e një milion e pesëqind e gjashtëdhjetë e një mijë e pesëqind e shtatëdhjetë e tre pikë gjashtë ) lekë , për pasuritë, pronë private, që preken nga investimi publik me objekt: “rikonstruksion rruga Apulia” (paralel me linjën hekurudhore – plazh)”.
- Për dhënien e miratimit për t’i propozuar këshillit të ministrave të miratojë lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën 1 euro/kontrata, ndërmjet bashkisë Durrës, si qiradhënës, dhe shoqërisë “Konsorcium Penelopa” shpk, si qiramarrës, për pasurinë “pjesë e repartit të ish urt-së, me nr. pasurie 2/423, zk 8513, me sipërfaqe të përgjithshme 602 m2 , pronë e bashkisë Durrës.
July 12, 2022