Është zhvilluar në Bashkinë e Durrësit konsultimi publik për të marrë mendimin dhe sugjerimet e qytetarëve për projektdokumentin e parë të Programit Buxhetor Afatmesëm 2023-2025 të Bashkisë Durrës. Ky bashkëbisedim me banorët dhe grupet e synuara te Bashkisë Durrës kishte për qëllim njohjen e instrumentave që Këshilli Bashkiak ka vendosur në dispozicion të komunitetit dhe përdorimin e tyre si dhe mbledhjen e sugjerimeve të komunitetit lidhur me projekt buxhetin 2023-2025. Në këtë konsultim publik morën pjesë përfaqësues të bashkisë së Durrësit dhe këshillit bashkiak, anëtarë të shoqërisë civile, përfaqësues të biznesit dhe grupe interesi si dhe qytetarë të Durrësit.
Miratimi i draftit të parë të projekt buxhetit afatmesëm është një vendim i rëndësishëm që merret nga Këshilli Bashkiak, pasi përcakton fondet që do të përdoren për të gjitha shërbimet dhe funksionet e ushtruara nga Bashkia si dhe performancën e tyre. Konsultimi publik me qytetarët u zhvillua për të marrë mendimin dhe sugjerimet e qytetarëve mbi draftin e parë të buxhetit afatmesëm 2023-2025, me qëllim që fondet publike shkojnë për përmirësimin e shërbimeve që ofrohen nga Bashkia për komunitetin dhe të adresojnë nevojat e tyre, brenda kapaciteteve financuese të Bashkisë.
July 21, 2022