Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar një mbledhje jashtë rradhe. Në këtë mbledhje janë miratuar dy vendimet e rëndësishme të rendit të ditës:
Për miratimin e marrëveshjes për krijimin e subjektit të kompetencave të përbashkëta të ujësjellës-kanalizimeve datë 28.06.2022, lidhur ndërmjet bashkisë Durrës dhe Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës dhe bashkive Shijak, Krujë, Kavajë, Rrogozhinë.
Për një shtesë në vendimin e këshillit bashkiak nr.116, datë 30.09.2021 “ Për detajimin e fondit të përfituar në zbatim të vendimit të këshillit të ministrave nr.514, datë 18.09.2021 “për përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e zbatimit, mbikëqyrjes dhe kolaudimit për rehabilitimin e infrastrukturës së rrjetit të kullimit në zonën e Porto Romanos – kënetë dhe sistemimin e rrjetit të ujërave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit dhe caktimin e bashkisë Durrës si njësi zbatuese”.
August 2, 2022