KËRKO

Për përzgjedhjen me konkurs të hapur të kandidatit për operimin në linjën rrethqytetase të transportit të udhëtarëve Shënvlash – Durrës – Shënvlash

Ne zbatim te Urdherit Nr.211 dt. 29.04.2022 “Për përzgjedhjen me konkurs të hapur të kandidatit për operimin në linjën rrethqytetase të transportit të udhëtarëve Shënvlash – Durrës – Shënvlash” pika 3 dhe 4, po ju dërgojmë kriteret e vendosura, të dokumentacionit kualifikues, të hartuar nga njësia e pregatitjes së dokumentacionit të konkursit si vijon:

Personi juridik që kërkon të licensohet për ushtrimin e veprimtarisë për operimin në linjën rrethqytetase të transportit te udhëtarëve “Shënvlash -Durrës – Shenvlash”, duhet të provojë plotësimin e kushteve të mëposhtme:

a) reputacionin e mirë,

b) qëndrueshmërinë e duhur financiare,

c) kompetencën profesionale,

d) një vendosjeje efektive dhe të qëndrueshme në Shqipëri, 

e) zotërimin e mjeteve të transportit rrugor me motor, në numrindhe gjëndjen teknike të kërkuar.

Dokumentacioni kualifikues për t’u paraqitur do të jetë:    

1. Kërkesë e aplikantit e cila duhet të përmbajë, llojin e veprimtarisë që kërkon të kryejë dhe adresën e plotë të selisë/filialit, numrin e telefonit, faksit, email etj.

2. Vetëdeklarim për reputacionin e mirë të përfaqësuesit ligjor të subjektit transportues dhe drejtuesit/drejtuesve të veprimtarisë, sipas Lidhjes 7/1 dhe 7/2 të Udhëzimit Nr.5627 datë 18.11.2016 i ndryshuar.

3. Dokumenti nga një institucion bankar ose financiar, që vërteton gjendje të qëndrueshme financiare, i cili mund të jetë:

i) një dokument/garanci bankare;

ii) një dokument i lëshuar nga shoqëri sigurimi.

Këto dokumente duhet të parashikojnë një vlerë në përputhje me shumat e përcaktuara në pikën 10 të këtij proces-verbali dhe duhet të vërtetojnë se banka/shoqëria e sigurimit janë garant, për subjektin që kërkon të licencohet.

Gjithashtu, do të pranohen dokumente të lëshuara nga çdo bankë, institucion financiar ose institucione të ngarkuara për këtë qëllim në çdo shtet anëtar të BE-së, ku individi ose subjekti i transportit rrugor apo filiali i tij është regjistruar.

4. Regjistrimi në Regjistrin Tregtar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), ku objekti i veprimtarisë duhet të jetë “Për transport udhëtarësh brenda vendit”.

5. Vërtetim nga Gjykata që subjekti nuk është dënuar për shkelje penale dhe nuk është dënuar me vendim të gjykatës së formës së prerë, që lidhet me aktivitetin profesional.

6. Vërtetim që nuk është shpallur fajtor për shkelje serioze të legjislacionit të punës të lëshuar nga Inspektoriati Shtetëror i Punës.

7. Vërtetim që nuk janë deklaruar të papërshtatshëm për të ushtruar veprimtarinë e operatorit të transportit, që nuk janë shpallur fajtor për shkelje të legjislacionit të transportit, që nuk janë shpallur fajtor për shkelje të rregullave në kohën e drejtiimit dhe pushimit për drejtuesin e mjetit, të lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor.

8. Vërtetim që nuk janë shpallur fajtor për legjislacionin lidhur me trafikun rrugor, sigurinë e mjetit të lëshuar nga organet e Drejtorisë së Policisë së Qarkullimit Rrugor.

9. Vërtetim për shlyerjen e detyrimeve fiskale për periudhën në vijim nga ana e subjektit të lëshuar nga Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve, Dega Durrës.

10. Vërtetim për shlyerjen e detyrimeve fiskale për periudhën në vijim nga ana e subjektit të lëshuar nga Bashkia Durrës.

11. Nje dokument që vërteton se kapitalet/asetet e subjektit tuaj nuk janë në duart e përmbaruesit gjyqësor apo ekziston një urdhër sekuestro për to, lëshuar nga Zyra e Përmbarimit.

12. Programi vjetor ekonomiko-financiar dhe i zhvillimit të veprimtarisë për biznesin që parashikohet të ushtrohet (planbiznesi).

13. Një kandidat për, ose mbajtës i një licence subjekti në transportin rrugor të udhëtarëve brenda vendit, konsiderohet në gjendje të përshtatshme financiare, kur ka në dispozicion të tij kapital dhe rezerva të një shume të barabartë me ose që tejkalon shumën e përgjithshme të 140 000 lekë për mjetin e parë dhe 70 000 lekë për çdo mjet tjetër në përdorim.

14. Ϛertifikata e kompetencës profesionale për drejtuesin e veprimtarisë, i cili mund të jetë ortaku i vetëm ose një prej ortakëve, apo administratori i subjektit ose një person i punësuar me kontratë për një periudhë të paktën 5 vjeçare.

15. Subjekti duhet të ketë licencë për agjenci udhëtarësh ose kontratë me një agjenci tjetër të licencuar të qytetit ku fillon linja. 

Kandidati që nuk plotëson dokumentacionin kualifikues s’kualifikohet.

Dokumentacioni që provon kapacitetin teknik për tu paraqitur dë të jetë:    

Kërkesa për gjëndjen teknike të mjeteve rrugore, e cila provohet, nëpërmjet:  

1.Leja e qarkullimit.

2. Çertifikata e kontrollit teknik të mjeteve. 

3.Aktvlerësimi i plotësimit të kushteve të komoditetit në transportin e udhëtarëve brenda vendit, lëshuar nga Drejtoria e Përgjithsme e Shërbimeve të Transportit Rrugor sipas Udhëzimit Nr.1649 datë 16.08.1999 “Mbi plotësimin e disa kushteve të veçanta në transportin rrugor të udhëtarëve” të ndryshuar.

5. Regjistrimi i mjeteve në QKB.

6. Mjetet duhet të jenë të destinuara për transport udhëtarësh, më numër vendesh ulur dhe në këmbë të përshtatshme për transport rrethqytetas

7. Mjetet duhet të jenë të pajisura me dritare emergjence funksionale. Pozicioni dhe mënyra e përdorimit të tyre u bëhet e njohur udhëtarëve, nëpërmjet mbishkrimeve mbi to.

8. Në dyer duhet të jenë të shmëuara mbishkrimet e orientimit :Hyrje/Dalje.

9. 100% e mjeteve të inventarit duhet të jenë të pajisura me kondicionim.

10. Estetika e brendshme (lidhur me vendet e pasagjerëve, dritaret, dyshemetë e mjeteve etj.), që konsiston në drejtim të një paraqitjeje dhe mirëmbajtjeje sa më të pranueshme e cila respekton në këtë mënyrë kërkesat e komunitetit për një shërbim të një cilësie të lartë, do të jetë e detyrueshme për të gjitha mjetet.

11. Estetika e jashtme e të gjitha mjeteve do të jetë e tillë që të plotësojë rregullat në zbatim të Kodit Rrugor lidhur me vendosjen mbi mjetet e transportit të shkrimeve a shenjave reklamuese të shndritshme ose reflektuese, me qëllim që të përjashtohet çdo rrezik verbimi a hutimi për drejtuesit e mjeteve të tjera dhe njëkohësisht të pengojë çdo formë reklamimi që ka një përmbajtje, domethënie apo synim të kundërt me normat e këtij Kodi.

12. Dritaret duhet të jenë funksionale dhe të mos zihen nga reklama. 

13.Të jenë të pajisur me kuti të ndihmës së shpejtë shëndetësore. 

14.Dyshemeja, tavani dhe paretet anësore të jenë të veshura, në gjëndje të mirë për të siguruar hermeticitetin e nevojshëm nga faktorët e jashtëm. 

15.Ngjyra e mjeteve në një linjë duhet të jetë uniformë, ngjyrë bojëqielli (kjo kërkesë duhet të jetë pjesë e dokumentacionit të nevojshëm për liçencim, kusht i cili do të plotësohet vetëm për operatorët që operojnë në linjat rrethqytetase, në rastin e shpalljes fitues të konkursit).

16.Listë me targat e automjeteve që do të përdoren (duhet të demostrohet me anë të lejes së qarkullimit regjistrimi në rrethin ku fillon linja) dhe katalogun fotografik përkates ku të prezantohet paraqitja e jashtme, paraqitja e brendshme, etj. 

Për mjetet e marra në përdorim bëhet ndryshimi përkatës në Drejtorinë e Përgjithshme

të Shërbimeve të Transportit Rrugor në zbatim të nenit 93 të Kodit Rrugor të R.SH.

Kërkesa për drejtuesin e mjetit të cilat provohen si më poshtë:

1. Leja e drejtimit për drejtuesin e mjetit, me kategoritë përkatëse për mjetin që drejton;

2.Certifikata e aftësisë profesionale (CAP) për drejtuesit e mjeteve në përputhje me udhëzimin nr. 3606/2, datë 28.10.2011, “Për pajisjen e përdoruesve të mjeteve rrugore të kategorive C, CE, D (*) dhe DE, me certifikatën e aftësimit profesional (ÇAP)”, të ndryshuar, kur kërkohet.

3. Në rastin e shërbimeve të rregullta, të ketë agjenci për shërbimin e udhëtarëve brenda vendit, ose kontratë me një agjenci transporti.

4. Policë sigurimi se pronari/ përdoruesi i mjetit të transportit ka lidhur kontratën e sigurimit, sipas ligjit nr. 10076, datë 12.2.2009, “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, të ndryshuar, i cili në transportin e udhëtarëve përfshin:

a) Sigurimin e udhëtarëve nga aksidentet në transportin publik;

b) Sigurimin e përgjegjësisë së pronarit ose të përdoruesit të mjetit motorik, për dëmet shkaktuar palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti.

1. Referenca dhe çdo dokument tjetër për subjektin si kontrata, licensa etj, që vërtetojnë eksperiencë nëtransportin e udhëtarëve.

TERMAT E REFERENCËS

1. Numri i autobuzëve të kërkuar minimumi është 3 (tre).

2. Numri i nisjeve në ditë, është : 06:15-07:15, 08:15, 10:00-13:00-15:00-17:00.

3. Numri i kthimit në ditë, është : 06:45-,07:45-09:00-11:30,13:30-16:00,18:00

4. Orari i shërbimit sipas VKB Nr. 471 datë 23.12.2017 “Për miratimin e linjave rrethqytetase të transportit publik për territorin e Bashkisë Durrës, itinerarin, stacionet dhe oraret e tyre” i ndryshuar.

5. Numri i dyerve të jetë minimumi tre, përfshirë dhe derën e drejtuesit të automjetit.

6. Numri i vendeve ulur minimumi te jete 21 – 25 (poste).

7. Përshtatshmëria e autobuzëve ndaj personave me aftesi tëkufizuar.

8. Të disponoje mjetet e informimit dhe komunikimit (demostrimi me foto).

Gjatë shyrtimit të dokumentacionit provues dhe shoqërues të subjekteve do të aplikohet sistemi i pikëzimit si element bazë për transparencën e proçesit të licensimit. Minimumi i pikëve për të pasur mundësi kualifikimi është 70 (shtatëdhjetë) pikë.

Sistemi i pikëzimit do të përbëhet nga:

– Plotësimi i dokumentacionit kualifikues (pika 1- 15) 30 pikë.

– Mesatarja e vitit të prodhimit të të gjitha automjeteve (autobus) të paraqitura, 0 – 40 pikë.

– Eksperiencën e subjektit në transportin e udhëtarëve, 0 – 30 pikë.

Totali maksimal i pikëve të grumbulluara do të jetë 100 pikë.

Aplikimi i sistemit te pikezimit per vitin e prodhimit te automjeteve (autobus) dhe eksperiencen e subjektit ne transportin e udhetareve do te jete si me poshte:

• Për mjete të vitit të prodhimit nga 2000 – 2005 kandidatit i jepen 20 pikë.

• Per mjete të vitit të prodhimit nga 2006 – 2010 kandidatit i jepen 30 pikë.

• Për mjete të vitit të prodhimit nga 2011 – 2022 kandidatit i jepen 40 pikë.

Llogaritja e pikëve behet me mesataren e pikëve tëgrumbulluara për çdo mjet.

• Për eksperience pune të subjektit në fushën e transportit rrugor të udhëtarëve deri 5 vite, 20 pikë.

• Për eksperience pune të subjektit në fushën e transportit rrugor të udhëtarëve mbi 5 vite, 30 pikë.

Dokumentacioni paraqitet në origjinal ose fotokopje të noterizuar:

Kandidati/Ofertuesi i huaj nëse nuk është i regjistruar në regjistrat profesionale ose tregtare të shtetit duhet të marrë pjesë në formën e bashkimit me një shoqëri të regjistruar në regjistrat profesionale dhe tregtare shqiptare dhe nevojitet të plotesojë të gjitha kriteret e parashikuara nga legjislacioni në fuqi për subjektet e huaja të cilët kërkojnë të ushtrojnë veprimtari tregtare në Republikën e Shqipërisë si dhe duhet të vërtetojë se ai i ploteson të gjitha kërkesat e renditura më sipër. (Nëse dokumentat e sipërpërmendura nuk lëshohen në shtetin e tyre të origjinës, atëherë paraqitet dokumentacion i ngjashëm i cili vertëton kerkësat e mesipërme). Dokumentacioni i lëshuar nga shtetet e huaja nevojitet të plotësojë kërkesat ligjore të legjislacionit në fuqi si dhe të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe dhe i noterizuar.

Dokumentacioni paraqitet në origjinal ose fotokopje të noterizuar:

Kandidati/Ofertuesi i huaj nëse nuk është i regjistruar në regjistrat profesionale ose tregtare të shtetit duhet të marrë pjesë në formën e bashkimit me një shoqëri të regjistruar në regjistrat profesionale dhe tregtare shqiptare dhe nevojitet të plotesojë të gjitha kriteret e parashikuara nga legjislacioni në fuqi për subjektet e huaja të cilët kërkojnë të ushtrojnë veprimtari tregtare në Republikën e Shqipërisë si dhe duhet të vërtetojë se ai i ploteson të gjitha kërkesat e renditura më sipër. (Nëse dokumentat e sipërpërmendura nuk lëshohen në shtetin e tyre të origjinës, atëherë paraqitet dokumentacion i ngjashëm i cili vertëton kerkësat e mesipërme). Dokumentacioni i lëshuar nga shtetet e huaja nevojitet të plotësojë kërkesat ligjore të legjislacionit në fuqi si dhe të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe dhe i noterizuar.

Procesi i shqyrtimit të dokumentacionit provues dhe shoqërues nga ana e Komisionit vlerësues do të ketë metodologjinë e mëposhtme:

Në bazë të dokumentacionit të paraqitur si dhe sipas sistemit të mësipërme të pikëzimit llogariten pikët për të gjithë aplikantët.

Subjektet renditen sipas pikëve të fituara.

· Renditja e mësipërme pasqyrohet në procesverbalin e shqytimit i cili përmban të gjithë subjektet sipas radhës:

– subjekti në vend të parë,

– subjekti në vend të dytë, e kështu me radhë, sipas pikëve,

– subjektet që nuk plotësojnë kriteret apo paraqesin dokumentacion të parregullt.

Procesverbali i mbajtur nga Komisioni vlerësues i paraqitet Kryetarit të Bashkisë për miratimin e vendimit të marrë dhe vazhdimin e proçedurave për paisjen me licencë të kandidatit për operim të përzgjedhur.

 

Shënim

Në rast se subjektet kanë pretendime, atëherë atij i lind e drejta e ankesës me shkrim sipas legjislacionit në fuqi.

Autoriteti kompetent shqyrton ankimimin e subjektit dhe del me një vendim brenda 7 ditëve nga data e depozitimit të ankimimit. Vendimi i organit më te lartë administrativ është përfundimtar dhe i formës së prerë.