Në kuadër të Projektit Urban Transports, financuar nga programi i BE-së Interreg MED 2014-2020, Kryetarja e Bashkisë Durrës, znj. Emiriana Sako, ka marrë pjesë në aktivitetin EU Level Workshop zhvilluar në Bruksel, më 10 maj 2022, fokusi kryesor i të cilit ishte planifikimi i lëvizshmërisë së qëndrueshme urbane.
Gjatë prezantimit të saj, Kryetarja e Bashkisë, znj. Emirana Sako, u ndal në çështjet e lëvizshmërisë së qëndrueshme në qytetin e Durrësit, si një nga destinacionet turistike më të vizitueshme në rajon, me potencialin më të madh ekonomik dhe turistik.
Gjithashtu, znj. Sako, theksoi rëndësinë e organizimit të aktiviteteve të kësaj natyre si një mundësi e hapur për të gjitha qytetet për të krijuar dhe forcuar bashkëpunimin rajonal jo vetëm në çështjet e lëvizshmërisë, por edhe në fusha të tjera të politikave me interes të përbashkët si ekonomia, turizmi, kultura, mjedisi dhe ndryshimet klimatike, inovacioni, rinia etj.
Po në këtë kuadër, ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të Forumit MedCities, (në të cilin Bashkia është anëtare me të drejta të plota që nga viti 2017), duke u ndalur në aspektet kryesore të forcimit të bashkëpunimit rajonal në fushat e interesit të përbashkët.
May 11, 2022